Agim Bahtiri nënshkruan mbi 760 mijë euro kontratë pa tender

Autori:Zekirja Shabani

agim bahtiri

Punë pa tender dhe me mbi 100 mijë euro më e shtrenjtë e në dëm të buxhetit se sa oferta. Kjo është kontrata e vlefshme mbi 760 mijë euro që kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka lidhur me një kompani të krijuar mbi një muaj më parë.

Në këtë kontratë, që e sjellë gazeta Express, e që është nënshkruar në mesin e muajit të kaluar, Komuna e Mitrovicës, nën drejtimin e Bahtirit, ka hyrë në një marrëveshje për ripërtëritjen e ndriçimit publik me kompaninë “HESALIGHT A/S”, dega në Kosovë, kontratë që do të peshojë mbi 760 mijë euro.

Kjo kontratë me emrin “Furnizim, Montim dhe mirëmbajtje e ndriçimit publik efiçent në të gjitha rrugët e qytetit të Mitrovicës” (zëvendësim i ndriçimit publik ekzistues në ndriçim LED efiçent)” nuk është dhënë publikisht në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Legjislacioni kosovar obligon institucionet publike që në shpenzimet mbi 10 mijë euro të shpallin tender publik me së paku dy oferta të përgjegjshme.

Për më shumë, kjo kontratë e lidhur në mes të Komunës dhe kompanisë “HESALIGHT A/S”, dega në Kosovë, është negociuar me tjetër çmim, dhe është lidhur me një çmim më të shtrenjtë në dëm të komunës.

Kështu, kompania “HESALIGHT A/S”, dega në Kosovë, kompani në pronësi të Gazmend Kelmendit, ka ofertuar në Komunën Mitrovicë me një çmim prej 642377 eurosh, derisa kontarat është nënshkruar me 767940 euro, apo mbi 100 mijë euro më e shtrenjtë. /gazetaexpress/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/agim-bahtiri-nenshkruan-mbi-760-mije-euro-kontrate-pa-tender/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala