Agim Bahtiri i dërgon porosi Hashim Thaçit: Harroje ndarjen e Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

auto_bahta1494103152-850x460

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së i ka dërguar një porosi presidentit të shtetit, Hashim Thaçi.

Bahtiri ka kërkuar nga Thaçi të harroj ndarjen e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“ Për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”, ka thënë Bahtiri.

I pari i Mitrovicës i ka dërguar një porosi edhe kryeministrit, Hashim Thaçi.

“Larg duart nga Mitrovica, larg duart larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që don ta ndryshojë kufirin e republikës së Kosovës, kurrë. Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kryt nga Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit një herë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”, ka thënë Bahtiri./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/agim-bahtiri-i-dergon-porosi-hashim-thacit-harroje-ndarjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala