Afro 500 hektarë tokë bujqësore çdo vit shndërrohen në atë ndërtimore

Autori:Gazeta Fjala

TOKA

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se deri në 500 hektarë tokë bujqësore për çdo vit shndërrohen në tokë ndërtimore.

Drejtues të kësaj Ministrie kanë thënë për “Kohën Ditore” se komunat në të cilat më së shumti është bërë ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore në tokë për qëllime jobujqësore janë ato të cilat kanë zhvillim më të hovshëm ekonomik (ngritje e objekteve për veprimtari afariste, zona ekonomike, autoudhë etj.) dhe në të cilat kërkesa për zgjerim të zonës urbane për ndërtimin e objekteve të banimit në tokat bujqësore ka qenë shumë e lartë.

Në këtë listë prijnë Komuna e Prishtinës dhe ajo e Graçanicës, pastaj radhiten komunat e Ferizajt, e Fushë-Kosovës, e Pejës, e Prizrenit, e Gjilanit dhe Komuna e Lipjanit.

Idriz Gashi, shef i Divizionit për Tokat Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se Ministria, megjithatë, nuk posedon të dhëna të sakta në lidhje me tokat e “zhdukura” bujqësore, pasi që komunat nuk i raportojnë të dhënat në mënyrë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/afro-500-hektare-toke-bujqesore-cdo-vit-shnderrohen-ne-ate-ndertimore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala