Afro 3.700 aplikime për 93 vende pune në KEK

Autori:Gazeta Fjala

kekee

Afro 3.700 persona kanë aplikuar për punësim në konkursin e shpallur nga Korporata Energjetike e Kosovës për 93 vende të lira, shkruan sot Koha Ditore.

Ky konkurs ishte hapur vetëm për banorët e zonës së prekur nga mihja sipërfaqësore Hade dhe Shipitullë, si “shpërblim” nga Qeveria Haradinaj për marrëveshjen e arritur për shpronësim.

“Banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë u lejohen përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë të zonës së veçantë së paku pesë vjet, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë së 15 shtatorit të vitit të kaluar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/afro-3-700-aplikime-per-93-vende-pune-ne-kek/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala