Afërsia fizike mes kolegëve shton produktivitetin

Autori:Gazeta Fjala

kolege-1

Teknologjinë të cilën e kemi në dispozicion e bën të mundur për shumë kompani të ofrojnë mundësi të punës nga larg. Por një studim i fundit ka zbuluar se nëse dëshironi të rrisni bashkëpunimin në mes të punonjësve tuaj, afërsia është përgjigja.

Studimi i MIT shikoi punën në 40,358 dokumente dhe patenta të publikuara të zhvilluara në universitet nga viti 2004 në vitin 2014, dhe zbuloi se bashkëveprimi sy më sy dhe ndarja e hapësirës së punës dërgoi në më shumë bashkëpunim të disiplinave të ndryshme.

“Nëse punoni afër dikujt, keni më shumë gjasa të keni biseda të rëndësishme më shpesh”, shpjegoi autori i studimit Matthew Claudel, një kandidat i doktoratës në Departamentin e Studimeve dhe Planifikimit Urban. “Ju keni gjasa më të mëdha të takoni dikë, të lidheni dhe të punoni së bashku nëse jeni afër”.

Claudel zbuloi se studiuesit të cilët u ulën në hapësirën e njëjtë të punës kishin tri herë më shumë gjasa të bashkëpunonin në dokumente krahasuar me ata të cilët punonin 400 metra larg njëri tjetrit. Përqindja e bashkëpunimit përgjysmohet kur studiuesit janë 800 metra larg.

Kështu që bazuar në zbulimet e MIT, nëse dëshironi të krijoni një hapësirë e cila inspiron inovacionin, bëjeni të mundur për punonjësit tuaj që të flasin për gjëra sy më sy.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/afersia-fizike-mes-kolegeve-shton-produktivitetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala