Aeroporti i Prishtinës fiton edhe tri çmime të tjera

Autori:Gazeta Fjala

adem-jashari

Pas pranimit të dy çmimeve prestigjioze nga Communitas Awards në fillim të këtij muaji, Aeroporti  Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është shpallur fitues i tri çmimeve të tjera nga katër nominimet në International Business ‘Stevie’ Awards.

Sukseset e jashtëzakonshme në performancë përgjatë vitit të fundit duke përfshirë hapjen e linjave të reja, rritjen e numrit të destinacioneve si dhe rritjen e numrit të udhëtarëve të shërbyer, kanë qenë pikat themelore të vlerësuara nga gjyqtarët e International Business ‘Stevie’ Awards të cilët i kanë ndarë ANP “Adem Jashari” çmimin Gold në kategorinë Kompania e Vitit – Transport.

Në anën tjetër, Aeroportit të Prishtinës i janë ndarë edhe çmimet Silver në kategorinë Kampanja – Marrëdhëniet me Media, dhe Bronze në kategorinë Shëndeti, Siguria dhe Ambienti, për marrëdhëniet me media dhe kontributin e dëshmuar ndaj ambientit respektivisht.

“Jemi mjaft të kënaqur me performancën tonë gjatë vitit të fundit. Këto çmime dëshmojnë përkushtimin tonë në rritjen e mundësive për udhëtarët tanë duke i kushtuar rëndësi të veçantë kujdesjes ndaj ambientit në të njëjtën kohë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aeroporti-i-prishtines-fiton-edhe-tri-cmime-te-tjera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala