Aeroporti “fantazmë”

Autori:Gazeta Fjala

kukesi

Edhe pse nuk funksion, qytetarët vazhdojnë të paguajnë për objektin që para dy dekadash shërbente për tu realizuar udhëtimet, e që sot ka mbetur vetëm një godinë që nuk shfrytëzohet.

Bëhet fjalë për Aeroportin e Kukësit, i cili tash e dy dekada është jashtë funksionin, por shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për ruajtjen e këtij objekti.

Brand Viagra order cialis black 800mg buy

Edhe këtë vit, Qeveria shqiptare në krye me Edi Ramën ka hapur tender në vlerë prej 110 mijë euro (14 milionë lekë) për ta ruajtur këtë objekt, shkruan Monitor, raporton Infokusi.

Agjencia e Prokurimit Publik shpalli garën për kontratën “Ruajtja dhe siguria e Aeroportit Kukës”, me afat 12 muaj, kundrejt vlerës 14,798,323 lekë.

Që prej vitit 1999 kur edhe u ndërtua, Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjë ditë në punë, por janë harxhuar para të majme nga financat publike për ruajtjen e tij.

Aviacioni Civil ka kosto të larta edhe për mirëmbajtën e objektit. Në vitin 2016 u harxhuan 15 milionë lekë për këtë qëllim. Por shpenzimet më të mëdha janë për shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë së aeroportit, që llogariten në 14 milionë lekë vetëm për këtë vit.

Me gjithë rrogat e punonjësve, shpenzimet publike për Aeroportin e Kukësit llogariten në miliona euro që kur ai u ndërtua në vitin 1999. Shuma që qeveria shqiptare ka shpenzuar gjatë këtyre viteve për mirëmbajtjen dhe sigurinë ka kaluar më shumë se gjysmën e investimit për ndërtimin e objektit, shkruan Monitor, raporton Infokusi.

Por nëse objekti vihet në punë sipas planit të qeverisë do të duhen miliona euro shtesë investime për ta bërë funksional. Duke qenë se kanë kaluar 15 vite nga ndërtimi i tij, kostot e amortizimit janë të larta ndaj duhen investime të reja. Mirëpo qeveria shqiptare shpreson t’i faturojë këto harxhime kompanisë që do të ofrohet për të marrë në administrim këtë aeroport.

Objekti aktualisht është ndërtuar në afërsi të Autostradës së Kombit dhe shihet të jetë më leverdi për fluturimet loë cost.

Ndërtimi i aeroportit verior kushtoi rreth 12 milionë dollarë, por studimet e fizibilitetit të bëra në dekadën e fundit nuk kanë qenë shumë optimiste. Ndërkohë Ministria e Transportit ka sqaruar se, kompanitë te huaja po interesohen Aeroportin e Kukësit./INFOKUSI/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aeroporti-fantazme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala