Acari në Evropë, 65 persona të vdekur deri më tani

Autori:Gazeta Fjala

bore-1-620x330

Vala e të ftohtit që ka goditur prej një jave Evropën ka shënuar shtatë të vdekur në Bullgari, sipas një raportimi të bërë sot nga mediat lokale, që e çon bilancin e përgjithshëm në kontinentin evropian në 65 të vdekur.

Viktima e fundit e një serie të nisur më 6 janar me vdekjen e dy migrantëve irakianë në një stuhi dëbore, është një çift rreth të 50-tave, që vdiq dje nga helmimi me monoksid karboni shkaktuar nga një sobë druri me defekt, në një fshat në jug të vendit.

Ky bilanc i fundit çon në të paktën 65 numrin e personave të vdekur për shkak të të ftohtit në Evropë brenda një jave, ku rastet më të shumta janë regjistruar në Poloni, përcjell Atsh.

”Bullgaria, ku termometri u ndal në – 18 gradë Celsius në kryeqytetin Sofje, ka shënuar konsumimin më të lartë të energjisë elektrike dhe të gazit prej gati 20 vitesh”, njoftoi ministrja e Energjisë, Temenoujka Petkova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/acari-ne-evrope-65-persona-te-vdekur-deri-me-tani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala