Abrashi fsheh të hyrat nga biznesi me alkool (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

arbanabrashi-1

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi është pronar i kompanisë “Laris Group Sh.P.K”, por as sa ishte ministër e as tani nuk i ka bërë publike të hyrat nga biznesi me të cilin furnizon Kosovën me Vodka Primakov.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Abrashi ka deklaruar se është 100 për qind aksionar i kësaj kompanie por në rubrikën e të hyrave nuk ka paraqitur asnjë të dhënë se sa mjete i realizon nga biznesi i tij.

Gazeta Fjala, ka kërkuar nga Abrashi përgjigje lidhur me arsyen e mosdeklarimit të të hyrave por ai nuk është deklaruar.

laris

Gazeta Fjala dhe portali “Infokusi” patën raportuar se kompania e Abrashit ishte zënë nga Dogana e Kosovës pasi kishte falsifikuar dokumentacion për import të Vodkës Primakov.

Zyra Doganore në Pejë në vitin 2012 pasi kishte konstatuar se kjo kompani po e importonte këtë produkt me çmim nën vlerën reale të tregut.

Me këtë thuhej se kishte tentuar të fshehë vlerën reale të këtij produkti duke deklaruar fatura të rrejshme në doganë.

Kompania “Laris Group” Sh.p.k., e ish-ministrit Abrashi, e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra. Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera./Gazeta Fjala/

arban abrashi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/abrashi-fshehe-te-hyrat-nga-biznesi-me-alkool-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala