Abdixhiku: Ministri paramilitar Nenad Rikalo nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë

Autori:Gazeta Fjala

lumir1

Ish-analisti politik, tashmë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo do të duhej të hetohej nga prokuroria si pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë.

Abdixhiku ka shkruar në FB se për Rikalon ekzistojnë dëshmi rrënqethëse për torturat gjatë luftës në Kosovë.

Shkarikimi i tij nga detyra e ministrit është domosdoshmëri, ka shkruar ai në FB, transmeton Express.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Po të kishte Prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë – do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes.

Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare.

Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/abdixhiku-ministri-paramilitar-nenad-rikalo-nuk-mund-te-jete-pjese-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala