AAK: Të vrarët në Kumanovë janë heronj

Autori:Zekirja Shabani

aak

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës ( AAK), ka vlerësuar se të gjithë të vrarët në Kumanovë që ishin pjesë e UÇK-së, duhet të varrosen me nderime prej dëshmori meqë këtë e parasheh edhe ligji për veteranët.

“Kemi një ligj në fuqi dhe do të duhej të përfillej, kjo tezë vlenë gjithkund” – ka thënë Riza Smaka, Udhëheqës i Departametit për Drejtësi në AAK.

Ai këto vlerësime i dha në një konferencë për media, ku deklaratat për ngjarjet në Kumanovë të  ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hysenit se ishte i informuar pëe atë që do të ndodhë atje, i quajti veprime të pa matura. Ai tha se kësisoi Hyseni është dashur të shkarkohej.

“Ministri një herë tha se e kam ditur se çka do të ndodhë e një herë nuk e kam ditur, për këtë deklaratë ai do të duhej të shkarkohej”- është shprehur Smaka.

Ndërsa Ernest Luma nga kjo parti ka thënë se nuk ka dyshim se të vrarët në Kumanovë janë heronj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aak-te-vraret-ne-kumanove-jane-heronj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala