AAK gati për protestë

Autori:Gazeta Fjala

20141223134425727646

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar mobilizimin për protestën gjithëpopullore që do të organizohet të shtunën.

Të gjitha degët e AAK-së kanë ftuar aktivistët, strukturat, anëtarësinë, dhe gjithë qytetarët që të

marrin pjesë masovikisht në protestën e nesërme.
“AAK rithekson se Kosovës dhe popullit të saj përditë e më shumë po u shterren mundësitë institucionale për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për të çuar vendin përpara”

Aleanca beson se në demokraci qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kur pushteti fillon t’i cenojë interesat e tyre.

“Në këto rrethana qytetarët më shumë se kurrë kanë arsye për të protestuar kundër ngulfatjes së lirisë dhe perspektivës së tyre për një jetë më të mirë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aak-gati-per-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala