AAB-së i ikin ministrat

Autori:Zekirja Shabani

arsim-bajrami

Ministri i Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Arsmim Bajrami ka sqaruar se ka dhënë dorëheqje nga institucioni privat i arsimit të lartë “AAB” dhe nuk kam asnjë angazhim në ndonjë institucion privat të arsim të lartë. Ngajshëm, me të marrë funksion shtetëror si ministre e Tregtisë dhe Industrisë nga ky institucion arsimor është larguar edhe minstrja Hykmete Bajrami.

Pas raportimit të Gazetës Fjala se ministrat e kabinetiti qeveritar në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare të Korrupsinit, mbajnë nga 3 e më shumë pozita punë përveq angazhimeve në qeveri, heqjen dorë nga ligjërimi në AAB e ka sqaruar ministri Arsim Bajrami.

“Unë jam i angazhuar në detyrën e Ministrit si punë primare dhe profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës (me pagë sekondare). Si anëtar korrespodent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ashtu si gjithë kolegë tjerë, nuk marr pagë por shpërblim dhe ky nuk është angazhim i rregullt.

Ndërsa ju informoj që nga momenti i emërimit në detyrën e Ministrit unë kam dhënë dorëheqje nga institucioni privat i arsimit të lartë “AAB” dhe nuk kam asnjë angazhim në ndonjë institucion privat të arsim të lartë. Jam i angazhuar në mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës me studentët e mijë në Fakultetin Juridik, punë të cilën e bëjë tash e 30 vite”, shkruan Bajrami.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aab-se-i-ikin-ministrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala