A mund të vaksinohemi gjatë shtatzënisë?

Autori:Gazeta Fjala

auto_vaksinimi-1-1200x8011511273944-660x330

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të flisni rreth vaksinimit me mjekun tuaj para ngjizjes së fëmijës, kështu ai dhe ju do të jeni të mbrojtur gjatë 9 muajve. Vaksina mund t’ju mbrojë nga disa infeksione, por në disa raste mund të jetë e dëmshme të kryhet në shtatzani. Nëse mendoni se keni ngelur shtatzanë deri në 4 javë nga vaksinimi, duhet të flisni me mjekun në lidhje me mundësinë e pasojave që mund të ketë lënë tek fëmija.

Cilat janë vaksinat që mund të kryhen edhe në shtatzani?

· Vaksina e gripit. Mund të merret përgjatë gjithë periudhës së shtatzanisë.
· Tetanozi/difteria/kola e mirë (pertusis). Gjithmonë e specifikon mjeku nëse duhet kryer ose jo.

Vaksinat që nuk duhet të kryhen në shtatzani janë:

· Hepatiti B;
· Hepatiti A. Nuk rekomandohet duke qënë se nuk ofron siguri për ecurinë e mirë te shtatzanisë;
· MMR (fruth, parotid, rubeolë). Edhe nëse gruaja e ka bërë duhet të presë të paktën 1 muaj para se të tentojë për shtatzani;
· Varicela. Duhet të merret të paktën një muaj para shtatzanisë;
· Vaksina kundër poliomelitit;
· Vaksina kundër meningjitit;
· Vaksina kundër tuberkulozit, etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-mund-te-vaksinohemi-gjate-shtatzenise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala