A ka vend për Ballkanin në “Europën e re”

Autori:Gazeta Fjala

European_flag_in_Karlskrona_2011

Problemet me të cilat po përballet Bashkimi Europian përgjatë dhjetë viteve të fundit kanë ngritur shumë pikëpyetje, mbi të ardhmen e këtij bashkimi.

Marko Drajić dhe Ana Marjanović Rudan konsulentë në Advocacy Group të WB 6 kanë bërë një analizë mbi pozicionimin e Ballkanit Perëndimor (përfshirë edhe Shqipërinë), duke ngritur pyetjen: a ka vend në Europën “e re” për Ballkanin.

Analistët japin dy skenarë me ‘shpejtësi’ të ndryshme, aksesi i gjitha vendeve aspirantë do të lehtësohet, me ritme të ngadalta, por i shoqëruar me shumë pasiguri.

Nuk ka asnjë dyshim që “rilindja” e Bashkimit do të shoqërohet me pasiguri të pashmangshme që do të reflektohet në funksionimin e institucioneve në muajt në vazhdim dhe kjo mund të ulë fuqinë transformuese në rajon.

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e procesit të Bratislavës, dhe si rrjedhim mund të lihen jashtë debatit për të ardhmen e BE-së. Megjithatë, sikundër thuhet edhe në strategjinë e saj globale, BE-ja mbështetet te bashkëpunimi i aktorëve rajonalë, në dhënien e një përgjigjeje për sfidat kryesore të sigurisë. Por, a ka vend për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në debatin mbi të ardhmen e BE-së?

Duke qenë se vendet e rajonit nuk janë formalisht pjesëmarrës, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet duhet që të marrin rolin e kontribuuesit dhe të flasin si një zë i vetëm.

Por, pavarësisht zhvillimeve të kohëve të fundit, ideja e bashkëpunimit rajonal edhe sot mund të duket utopike. Megjithatë bashkëpunimi ndërmjet administratave rajonale është i gjallë, sidomos në aspektin e ekonomisë, energjisë dhe sigurisë.

Vendet anëtare të BE-së kanë treguar shpesh se rajoni tërheq më shumë kur ai trajtohet si ‘një i tërë’. E si i tillë ai llogaritet në rreth 20 milionë njerëz. Funksionimi i tërë do të ishte zgjidhja për t’u ‘imponuar’.

Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të tregohen të bashkuar në qasjen e tyre drejt BE-së, me qëllim për të siguruar pjesëmarrjen në të ardhmen. Megjithatë, kanalet e komunikimit tashmë kanë vendosur besimin reciprok, ndërsa organizmat e shoqërisë civile mund të bëjnë më shumë për të nxitur proceset integruese./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-ka-vend-per-ballkanin-ne-europen-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala