A ka rrezik nga Bitcoin? – flet presidenti i Bankës Qendrore Evropiane

Autori:Gazeta Fjala

bitco

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi paralajmëroi sot për rrezikun e bitcoinit dhe kriptomonedhave të tjera, aktive shumë të rrezikshme, që duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht nga bankat.

“Monedhat virtuale janë subjekt i një paqëndrueshmërie të lartë. Çmimi i tyre është shumë spekulativ”, deklaroi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi para Parlamentit Evropian.

BQE nuk ka konstatuar që bankat kanë rezerva domethënëse të kësaj monedhe, për të cilën duken ende se nuk kanë shumë interes.

Edhe Bitcoin, edhe Ethereum kanë një shkallë të lartë besueshmërie por një pjesë e mirë e kësaj varet nga përdoruesi. Mund të përdorësh me siguri një kriptomonedhë vetëm nëse keni edukimin e duhur, kur vjen fjala tek depozitimi dhe përdorimi i parave tuaja. Duhet të keni llojin e duhur të kuletës digjitale, për qëllimet tuaja.
Për shembull, mund t’i mbani ose në kopjuter, ose në celular, ose në një hard disk të jashtëm të lidhur në rrjet. Në varësi të qëllimit që keni, secila prej këtyre është shumë mirë.
Ethereum ka huazuar shumë nga Bitcoin, por të dyja kanë bërë përmirësime të mëdha në mënyrën si përpunohet “blockchain”, si mund të mbahen të sigurta paratë digjitale, dhe si mund të sigurohen transaksionet.
SIGURIA
Ethereum dhe Bitcoin të dy përdorin “blockchain”-in për të siguruar që monedha e falsifikuar të mos ekzistojë. Në këtë aspekt, Ethereum ka një avantazh mbi Bitcoin.
Ethereum përdor diçka që quhet Kontrata e Zgjuar në teknologjinë e saj. Kjo ju lejon të programoni transaksione. Pra, nëse doni të bëni një pagesë automatike për një shitës çdo muaj, ju mund ta bëni atë me Ethereumin.
Nëse kjo është për ju apo jo, varet nga qëllimet tuaja. Sigurisht, pagesat automatike krijojnë lehtësi, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është masa më e mirë që mund të merrni.

Kontratat e Zgjuara gjithashtu ju lejojnë të blini artikuj të tjerë, si aksione dhe prona. Kjo i jep Ethereum më shumë hapësirë përdorimi në botën reale, që Bitcoin aktualisht nuk e ka.
Bitcoin gjithashtu bëri shumë gabime sa i përket sigurisë, disa vjet më parë. Ne kemi dëgjuar të gjitha tregimet e tmerrshme rreth humbjes së parave gjatë shkëmbimeve, apo hakerëve që kanë qasje në miliona dollarë në Bitcoin.
Këto gabime janë shndërruar në përvoja të mëdha të të mësuarit si për Bitcoin ashtu edhe për çdo monedhë tjetër dixhitale. Shpresojmë, këto gabime nuk do të ndodhin përsëri dhe se kriminelët nuk do të gjejnë metoda të reja dhe krijuese për të fituar qasje të paligjshme në paratë tuaja.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-ka-rrezik-nga-bitcoin-flet-presidenti-i-bankes-qendrore-evropiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala