A ka dështua ekonomia e Kosovës

Autori:Lulzim A. Beqiri

lulzim-beqiri

Opinioni publik kosovar vazhdon të ruajë tendencën e fortë të optimizmit, optimist në ekonomi, punësim, luftim të korrupsioni,  luftë ndaj nepotizmit,  integrimeve  euroatlantike, edhe pse ndodhin 1001 problem tjera ne prapë jemi optimist, deri kur kështu o popull, ndoshta për lexuesin mund të ketë dozë  të pesimizmit në këta rreshta që kam në mendje ti shkruaj por përballja me realitetin  çdo ditë e më shumë po dëshmon se jemi larg përmirësimit të situatës aktuale.

Ju kujtohet që në vitin 2014 Republika e Kosovës humbi 4.999 milionë euro nga skandali i pasaportave biometrike, Gjykata e Arbitrazhit me seli në Paris të Francës kishte dhënë opinionin e saj se Kosova kishte bërë shkelje ligjore, duke u dënuar shteti me shumën marramendëse. Edhe  Gjykatat  vendore dënuan me burgim 7 persona me dënim 50 vite dhe shuma të mëdha parash për të njëjtin rast. Vlera e  tenderit ishte 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor 2011. Pastaj kemi padinë nga Z Mobile ndaj VALA-s ku Arbitrazhi vendosi në favor të Z Mobile pra telekomi i Kosovës është i obliguar të paguajë 26.1 milionë euro gjobë.

Ditë më parë Posta fitoi gjyqin ndaj Institucioneve kosovare, Rasti ka të bëjë me refuzimin për subvencionimin e kësaj ndërmarrjeje publike përgjatë disa vjetësh. Neni 45-të i Ligjit për Shërbimet Postare ka precizuar qartë se realizimi i shërbimit universal postar, mbajtja dhe zhvillimi i tyre sigurohen në rast nevoje edhe me mbështetje nga Qeveria përmes subvencioneve. Mbi 3.5 milionë euro do t’i kushtojë Buxhetit të Kosovës dëmi i shkaktuar për shkak të shkeljes së një ligji.

A e dini që çdo qytetar i Republikës së Kosovës merr pjesë në borxhin publik të shtetit me rreth 500 euro për secilin qytetar, duhet të llogaris me i nda rreth 500 euro nga të ardhurat e tij. Kosova ka aktualisht rreth 852 milionë euro borxh. Ka është ka shkon kjo ekonomi me këta hapa çoroditës.

Ekonomia kosovare ka kapitulluar, përderisa partitë politike kanë dertin e vetëm karrigen e tyre, ekonomia dhe sistemi financiar në Kosovë është jashtë kontrolli, Kosova ka nevojë për stabilitet politik që të ketë zhvillim ekonomik.

Qeveria e Republikës se Kosovës ka dështuar të menaxhojë me asetet e saja dhe kjo është mjaftë shqetësuese. Nëse një qeveri nuk ka forcë dhe kapacitet të menaxhojë asetet e veta atëherë çka t’i themi kësaj më pak se mjerim.

Republika e Kosovës ka përjetuar lloj lloj krizash politike e ekonomike. Gjykata Kushtetuese kishte shkarkuar Presidentin z. Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli si rezultat i shkeljeve të bëra, pastaj destabilimizimi i veriut të vendit nga strukturat paralele serbe, vrasja e policit Enver Zymberi, kontrabanda me derivate dhe produkte të tjera, po ashtu edhe demonstratat me kërkesën për shkarkimin e Ministrit serb të Qeverisë së Kosovës Jabllanoviq pasi që kishte ofenduar nënat gjakovare, bllokimi i punës në parlamentin e vendit nga opozita, madje edhe përdorimi i vezëve dhe gazit lotsjellës, si kundërshtim i marrëveshjeve me Serbin dhe demarkacionin me Malin e Zi. Aktualisht Kosova ndodhet në prag të një krize tjetër ku Kosova ka gjasa që ti humb 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, si pasojë e mos formimit të institucioneve.

Mbesim me shpresë për një ringjallje ekonomike të Kosovës, sepse është treni i fundit para se të shpërthejë një pakënaqësi totale e qytetarëve, dhe kam frikë se gjërat do të përkeqësohen shumë dhe do të vijë deri të trazirat e mëdha sociale. Në njërën anë politikanë milionerë, e nga ana tjetër njerëz që janë ka vuajnë për kafshatën e bukës.

Ka ardhur koha që me i thënë mjaft kësaj situate.

Boll ma!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-ka-deshtua-ekonomia-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala