A i këndoi Labinot Tahiri me porosi Ramush Haradinajt? (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

labinot tahiri

Shumicën e herëve i këndon dashurisë.

Por, në këngët e tij, Labinot Tahiri, nuk i lë anash as patriotët, komandantët e luftëtarët.

E për një të tilli ai këndoi edhe të premten në Peje.

Bile, këngëtari i kthyer edhe në politikan, zgjodhi që në Dukagjin t’i këndoi Ramush Haradinajt, i cili dikur ishte komandant i UÇK-së në këtë zonë, ndërsa tani po synon postin e kryeministrit të vendit, si i nominuar i koalicionit PAN, pjesë e të cilit nuk është as Labi e as partia e tij, AKR-ja, transmeton Klan Kosova.

Por, cila ishte arsye që këngëtari nga Ferizaj, zgjodhi t’i këndoi Haradinajt?

Këtë nuk e di as vet pronari i “Space Club”, Adnan Hyseni, i cili tha se jo vetëm Labit po asnjë këngëtari që këndon në këtë vend, askush nuk u përzihet në përzgjedhjen e këngëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-i-kendoi-labinot-tahiri-me-porosi-ramush-haradinajt-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala