A e dini se futbollisti aktual më i vjetër i Chelseat, nuk ka luajtur asnjë minutë?

Autori:Gazeta Fjala

chelsea1023

Ai ishte një ndër talentet më premtues në futbollin kroat në moshën 17-vjeçare, i cili në vitin 2010 nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Blutë e Chelseatduke u transfruar në Londër për 3 milionë euro. Një fillim i mirë për të riun Delac, që në në 2011 u dha në huazim tek Vitesse në Eredivisie.

Por rikthimi i tij në Londër erdhi pas një sezoni të tërë në Holandë ku nuk kishte shënuar asnjë debutim të vetëm më këtë ekip. Pasi shtron këtë panoramë e përditshmja spanjolle Marca vjen sot me një shkrim që shkon pikërisht për portierin Delac, ajo iu drejtohet tifozëve të Chelseat duke i sfiduar me pyetjen se kush është lojtari që numëron më shumë vite në ambientet e Bluve të Londrës? Me siguri shumë do të gabojnë vijon Marca, sepse përgjigja e saktë shkon për portierin fantazmë, Matej Delac që tashmë shënon plot 8 vjet në organikën e këtij klubi duke mos bërë asnjë debutim të vetëm me këtë ekip. Mesa duket për gati 10 sezone ai nuk ka bindur dot asnjë nga trajnerët dhe drejtuesit e Chelseat me performancën e tij, të cilët e kanë dhënë në huazim në kampionatin portugez, hungarez, serb, francez dhe belg.

Pas gjithë këtyre aventurave europaine duket se shansi i tij për të qënë titullar në Londër ka humbur me kohë. Tashmë Matej kërkon largimin në merkaton e dimrit, për të vazhduar karrierën e tij larg ishulit britanik. Sot në moshën 25-vjeçare ai ende mund të tentojë suksesin në skuadra të tjera europiane. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-e-dini-se-futbollisti-aktual-me-i-vjeter-i-chelseat-nuk-ka-luajtur-asnje-minute/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala