A e dini çfarë bëjnë fëmijët në internet? Prindër, keni kujdes…

Autori:Gazeta Fjala

femije - internet

Rreth 42 për qind e 10 vjeçarëve besojnë se kanë aftësi teknike për ta fshehur aktivitetin e tyren internet, në mënyrë që prindërit e tyre të mos e dinë se çfarë ata po bëjnë.

Një në katër fëmijë (rreth 27 për qind) kanë pranuar se janë kyçur në internetin e shtëpisë së shokut vetëm për t’i anashkaluar rregullat e vendosura nga prindërit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, një shifër alarmante prej 10 për qind thonë se asnjëherë nuk kanë folur me prindërit e tyre për aktivitetin e tyre në internet.

39299BFD00000578-3823855-image-a-24_1475759908169

Kjo ka bërë që shumë fëmijë të jenë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të padukura në internet.

Sipas anketimit ët kryer nga kompania e sigurisë Kaspersky Lab, 42 për qind e fëmijëve 10 vjeçar kanë qenë të ekspozuar ndaj gjuhës së ndyrë të përdorur, përderisa 28 për qind thonë se kanë parë imazhe të dhunshme.

Ndërsa, një shifër prej 11 për qind e kanë pranuar se kanë pasur mundësi të qasen në materiale pornografike.

Kompania në fjalë i këshillon të gjithë prindërit të diskutojnë për sigurinë në internet me fëmijët e tyre qysh në një moshë të hershme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-e-dini-cfare-bejne-femijet-ne-internet-prinder-keni-kujdes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala