A do të testohen më shumë qytetarë në Kosovë për koronavirus? Flet mjeku nga infektiva

Autori:Gazeta Fjala

1582708406-Koronavirus-test-7-800x445-1-600x360-1

Pandemia e koronavirusit ka prekur tashmë 145 qytetarë të Kosovës.

Kjo sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë për gazetën inFokus se pacientët me simptoma dërgohen në IKSHPK për testim ndërsa se a duhet të bëhen më shumë teste kjo është përgjigja e tij.

“Ne si QKUK e kemi për detyrë që rastet të cilat dyshohen ose që kanë simptoma për koronavirus të i dërgojmë në Institutin e Shëndetit Publik kurse se a duhet të bëhen me shumë teste apo jo e vendos IKSHPK-ja”, ka thënë Krasniqi.

E sipas Institutit të Shëndetësisë deri më tani në Kosovë janë bërë afro 2 mijë teste për koronavirusin.

“Nga data 08.02.2020 deri me 05.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-do-te-testohen-me-shume-qytetare-ne-kosove-per-koronavirus-flet-mjeku-nga-infektiva/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala