A do të ketë zgjedhje nëse dështon demarkacioni, flet Kadri Veseli

Autori:Gazeta Fjala

kadri-veseli-3_1503565260-1317307

Në rast të mos kalimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli thotë se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, ka një stabilitet institucional dhe nuk i duhen vendit edhe një palë zgjedhje.

Veseli tha se kryeministri Ramush Haradinaj po punon intensivisht dhe duhet të përgëzohet për entuziazmin dhe sinqeritetin që ka në punë.

“Atë që po e bënë shumë mirë Haradinaj është vendimmarrja, ai po punon intensivisht, ai nuk ka orar të punës, ka një entuziazëm i cili dhashtë Zoti e vazhdon kështu. Një vendosmëri e cila është e sinqertë e tij, është një shpresë. Nuk po i komplikon gjërat, por i thjeshtëzon”, ka thënë Veseli.
“Nuk ka nevojë të shkohet ne zgjedhje sepse ka një stabilitet institucional”, ka përfunduar ai./Ktv/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-do-te-kete-zgjedhje-nese-deshton-demarkacioni-flet-kadri-veseli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala