A do ta vazhdojë Messi kontratën me Barçën?

Autori:Gazeta Fjala

messi2

Drejtori i katalunasve ka theksuar se vazhdimi i kontratës së asit argjentinas me skuadrën është krejtësisht cështje procedurale, pasi ka tashmë akord për këtë gjë.

Drejtori i Barcelona, Albert Soer, ka thënë se është e sigurt që Lionel Messi do të vazhdojë kontratën me klubin.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pasi katalunasit nuk arritën të sigurojnë shërbimet e asit të Liverpool, Philippe Coutinho.

Soer ka nënvizuar se kontrata e re me argjentinasin është dakorduar dhe ka mbetur vetëm akti i protokolimit të saj.

“Rinovimi i Messit? Kur klubi njoftoi për rinovimin e kontratës me Messin, ishte pas arritjes së marrëveshjes nga të dyja palët. E vetmja gjë që ne po presim është të bëjmë aktin e protokolimit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-do-ta-vazhdoje-messi-kontraten-me-barcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala