A do ta dimë përfundimisht si lindi jeta në Tokë

Autori:Gazeta Fjala

Shkencëtarët kanë gjetur në Grenlandë gurë të vjetër 3,7 miliardë vjet, ku janë gjetur mbetjet e formave jetësore njëqelizore.

Ata thonë se, ka mundësi që, përfundimisht, ta marrim vesh si lindi jeta në Tokë. Këto janë dëshmitë më të vjetra të paraqitjes së jetës në planetin tonë.

Del se jeta në Tokë qenka paraqitur 300 milionë vjet më herët sesa që është menduar deri më tani. Sipas fjalëve të astrobiologut Abigail Elwood, gurët në Grenlandë mund t’u ndihmojnë shkencëtarëve, pasi që të arrijnë mostrat e para nga Marsi.

Ekipi i përbërë nga shkencëtarët australianë dhe britanikë, tash vonë kanë publikuar studimin të botuar në revistën “Nature”, ku thuhet se mbetjet fosile në fakt janë stromatolite, struktura si shkurre të cilat krijohen nga kolonitë fotosintetike bakteriale. Kjo mund të jetë njëra ndër format më të vjetra të jetës në Tokë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/a-do-ta-dime-perfundimisht-si-lindi-jeta-ne-toke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala