9 shenja se është koha ta lini punën

Autori:Gazeta Fjala

quit-850x567

Shumë njerëz presin shumë gjatë për të lënë një punë të keqe dhe shëndeti i tyre vuan nga kjo.

Nëse jeni si shumica e njerëzve, ju kaloni më shumë orë tuaja të vlefshme në punë, se sa që kaloni kudo tjetër. Është e rëndësishme që ju të kaloni kohën tuaj në kompaninë e duhur, duke ndjekur mundësinë e duhur.

Menaxhimi i keq nuk diskriminon në bazë të pagës ose titullit të punës. Një ekip udhëheqës i Fortune 500 mund të përjetojë më shumë paknaqësi sesa baristët në një dyqan lokal kafeje. Sa më kërkuese që është puna juaj dhe sa më pak kontroll që keni në atë që bëni, ka aq më shumë gjasa që ju të vuani. Një studim nga Shoqata Psikologjike Amerikane ka zbuluar se njerëzit puna e të cilëve i plotëson të dyja këto kritere kanë më shumë gjasa të përjetojnë lodhje, gjumë të dobët, ankth dhe depresion.

Duke qëndruar në një punë të keqe për një kohë të gjatë mund të jetë shumë e dëmshme për karrierën tuaj. Nëse keni provuar çdo gjë që keni pasur në mendje që gjërat të shkojnë më mirë dhe nuk keni parë ndryshime të mëdha, mund të jetë koha të largohesh nga ajo punë.

Zgjedhja për të lënë një punë mund të jetë një vendim i dhimbshëm. Ju duhet të dini se jeni duke bërë zgjedhjen e duhur. Lajmi i mirë është se ka disa shenja të qarta se- në qoftë se keni përjetuar mjaft prej tyre-kjo do të thotë se është koha të largoheni.

Kompania është duke shkuar drejt dështimit

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se 71 për qind e bizneseve të vogla i mbyllin kompanitë e tyre, në vitin e dhjetë të punës. Nëse jeni të shqetësuar për suksesin e kompanisë tuaj, ka gjasa të mira se ju keni të drejtë. Kërkoni të dhëna, sikur papritmas keni nevojë për miratimin e menaxhimit për shpenzime edhe të vogla, po ashtu edhe të filloni të shpeshtoni takimet me dyer të mbyllura, dhe të shikoni numrin e rritur të largimeve të menaxhmentit të lartë. Nëse ju dyshoni se biznesi është në vështirësi, mund të jetë koha për ta lënë atë. Nëse ju prisni derisa kompania të mbyllet, ju do të jeni në tregun e punës duke konkurruar kundër ish-bashkëpunëtorëve tuaj.

Nuk ka vend për avancim

Është e lehtë të mbërthehesh në një punë dhe, në qoftë se ju e doni atë që jeni duke bërë, kjo gjë mund të jetë e rehatshme. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani në mend se çdo punë duhet të shtojë aftësitë tuaja, dhe të shtojë vlerën tuaj si një punonjës. Nëse ju nuk jeni duke mësuar me ndonjë gjë të re, dhe jeni vetëm duke bërë të njëjtën gjë tërë kohën, derisa njerëzit rreth jush ngrihen në pozitë, kjo është koha kur ju duhet të shikoni dikund tjetër.

Ju jeni jashtë rrjedhave

A ju duket sikur ju jeni gjithmonë i fundit që dëgjoni atë që po ndodh në punë? Nëse ju keni mbetur jashtë takimeve, apo rrallë jeni takuar me menaxhmentin e lartë, dhe gati kurrë nuk keni dëgjuar për projektin e madh për të cilin të gjithë janë të emocionuar, kjo mund të nënkuptojë se shefat ju shohin vetëm si një trup i cili plotëson një tavolinë, në vend të një kontribuuesi të vlefshëm. Ky është lajm i keq për karrierën tuaj dhe mund të nënkuptojë se është koha për ta lënë atë punë.

Ju dini më shumë se shefat tuaj

Është frustruese të punosh për dikë që ju besoni se është më pak i aftë ose që ka më pak njohuri se ju, por çështja e vërtetë është më e thellë se kaq. Nëse ju nuk mund t’i besoni drejtuesit të kompanisë për të marrë vendime të mira dhe të drejtojë anijen në drejtimin e duhur, ju mund të jeni duke jetuar në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Dhe, nëse ju me të drejtë mendoni se shefat tuaj nuk dinë se çfarë po bëjnë, ju mund të mbeteni pa punë kur kompania falimenton.

Ju keni një shef të keq i cili nuk është duke arritur asgjë

Shefat shkojnë e vijnë, që do të thotë se sipas kësaj fjale të urtë më e mira është të presësh një shef të keq. Por, kjo nuk është gjithmonë lëvizja e duhur. Nëse keni një shef të keq i cili pëlqehet nga menaxhmenti i lartë, mund të jetë koha të largohesh. Në mënyrë që t’ju bëjë të mjerueshëm çdo ditë, një menaxher me dy fytyra i cili është i dashur nga të tjerët mund të bëjë dëm në karrierën tuaj duke marrë kredi për punën tuaj, të flasë keq për ty tek të tjerët dhe të fajësojë kur gjërat shkojnë keq.

Ju i druheni shkuarjes në punë

Ne të gjithë kemi raste kur nuk e preferojmë ditën e hënë, por në qoftë se edhe të menduarit në lidhje me punën tuaj ju mbush me frikë, kjo është ndoshta koha për tu larguar. Mos vazhdoni t’i thoni vetes tuaj se jeni duke pasur një javë të keqe kur ju në të vërtetë keni një punë që nuk përshtateni.

Ju keni humbur pasionin tuaj

Edhe në qoftë se ju e doni kompaninë, shefin tuaj dhe bashkëpuntorët, nuk kanë vlerë nëse ju e urreni punën. Pasioni është një përbërës i domosdoshëm për sukses. Nëse ju jeni jo entuziast apo indiferent në lidhje me punën që bëni, është koha të mendoni për karrierën tuaj.

Shëndeti juaj është duke vuajtur

Asnjë mëditje nuk ka vlerë për të sakrifikuar shëndetin tuaj. Stresi nga puna mund të çojë drejt depresionit, pagjumësisë, kokëdhembjes, sëmundjeve të shpeshta dhe më keq. Mos e lër këtë të ndodhë.

Jeta juaj personale është duke vuajtur

Nëse ju punoni shumë orë, apo jeni të stresuar kur ktheheni në shtëpi, është koha të largoheni kur puna fillon të ndikojë në jetën tuaj personale.

Përfundimi

Nëse ju keni vendosur të largoheni, bëhuni të zgjuar për këtë. Mos djegni urat për shkak të arsyeve që jeni duke u larguar. Me këtë nuk arrihet asgjë, dhe mund t’ju ndjekë edhe më vonë. Në vend të kësaj, thjesht shpjegoni se jeni duke u larguar për të ndjekur një tjetër mundësi, dhe pastaj bëni kështu me mirësjellje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/9-shenja-se-eshte-koha-ta-lini-punen-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala