8 veprimet e heshtura që bëjnë meshkujt e dashuruar

Autori:Gazeta Fjala

couple-love

Kur femrat bien në dashuri, ato flasin shumë dhe të gjithë e marrin vesh, por çfarë ndodh kur meshkujt bien në dashuri? Ata nuk flasin fare, por ja si ta kuptoni

Ndryshe nga Romeo që i thurte aq bukur fjalitë për të dashurën e tij të zemrës, meshkujt e sotëm zor se mund të thonë edhe fjalën më të thjeshtë që është “Të dua”. Ai mund të mos ua ketë thënë ende, por ndjenja e dashurisë mund të ketë lulëzuar në zemrën e tij dhe në këtë rast ju takon juve të vini re shenjat e saj. Për më tepër femrat i pëlqejnë më shumë veprimet sesa fjalët. Në këtë kuadër, ja cilat janë veprimet e heshtura që i bëjnë meshkujt e dashuruar dhe të cilat femrat duhet të mësojnë t’i pikasin.

1. Shikimi

Meshkujve u pëlqen të kenë kontakt të vazhdueshëm me gjërat që dëshirojnë, qoftë ky edhe kontakt vizual. Nëse papritur ktheni kokën dhe shihni se një mashkull jua ka ngulur sytë gjithë kuptim, atëherë ai po përpiqet t’ju thotë diçka më shumë. Patriku, një 30-vjeçar tregon se i pëlqejnë shumë shikimet e fshehta. “Kur shoh të dashurën time në një festë, më duket sikur krijoj një lloj komunikimi personal me të që më bën të mendoj sesa i bekuar jam që e kam pjesë të jetës. Një ndjesi të tillë nuk mund ta marr kur e kam pranë ose përkrah, më pëlqen ta shoh nga larg dhe ta ndiej”, shprehet ai.

2. Kontakti sy më sy

Ndryshe nga veprimi i mësipërm, kontakti sy më sy është pak më i veçantë, sepse bëhet fjalë për një komunikim të dy pasqyrave të shpirtit, siç quhen ndryshe sytë. Nëse një mashkull jo vetëm ju shikon, por nëse ai ju shikon drejt e në sy dhe i pëlqen të ruajë për shumë gjatë kontaktin me sytë tuaj, atëherë shpjegimi është i thjeshtë: ai ka rënë në dashuri me ju. Si një mënyrë për të treguar ndjenjën që i ka përfshirë, meshkujt të cilët nuk u besojnë shumë fjalëve, zgjedhin t’i lënë sytë të flasin për ta. Ron, një 29-vjeçar tregon se nuk është shumë i dhënë pas kontaktit të syve me shumicën e njerëzve, por ky veprim i bërë në prani të të dashurës së tij, i dukej shumë i rehatshëm dhe i ëmbël.

3. Ai blen ushqimet që preferoni

“Një ditë pasi kisha bërë blerjet e nevojshme në supermarket dhe po i kaloja në kasë për t’i paguar pashë se karroca ishte e mbushur me ushqime që e dashura ime i pëlqente. I vështrova mirë dhe mezi gjeta dy ose tri produkte që më pëlqenin edhe mua. Pastaj ngrita kokën dhe buzëqesha, nga ai moment e kuptova se isha dashuruar”, rrëfen Xhon tashmë një burrë i lumtur dhe krah dashurisë së jetës. Kështu, në rastin e një bashkëjetese mes dy të dashurve, nëse frigoriferi fillon dhe përmban shumë prej ushqimeve tuaja të preferuara, të cilat partneri nuk do t’i fuste në gojë për 1000 vjet, atëherë ai i është dorëzuar dashurisë për ju.

4. Ai ruan gjërat tuaja në shtëpi

Shtëpia e një mashkulli, sidomos kur ai jeton vetëm, është tempulli i tij privat, ku zor se mund të gjendet ndonjë gjë që ai nuk e duron dot. Megjithatë, eksperienca tregon se në shtëpinë e një mashkulli të dashuruar mund të bëhen disa përjashtime. Në mbështetje të këtij rasti, kur një mashkull pranon në shtëpinë e tij sende që i përkasin të dashurës, kjo është një shenjë e mirë. Ai jo vetëm që ndihet rehat me praninë tuaj, por mendon se jeni e duhura për të.

5. Ai flet për të ardhmen

Meshkujve nuk u pëlqen të flasin për të ardhmen sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen e tyre në çift. Shumica e meshkujve janë të mendimit të jetojnë të tashmen dhe ta lënë të ardhmen t’i vijë spontanisht. Megjithatë, kur një mashkull fillon të flasë për planet e tij për t’u shpërngulur në një tjetër qytet dhe ju pyet nëse do t’i bashkoheni atij, atëherë gjërat po bëhen serioze. Kjo mund të jetë shenjë e një lidhjeje afatgjatë ose një provë për kalimin e jetës së bashku. Cilado qoftë nga të dyja, ana pozitive është se ai është i dashuruar pas jush dhe do t’ju marrë kudo që shkon.

6. Ai vesh bluzat që i keni dhuruar

Sem, një 29-vjeçar shpjegon se gardëroba e çdo mashkulli është një “depozitë” e rëndësishme e pamjes së tij të jashtme. T’ia besosh pasurimin e gardërobës me veshje të ndryshme një personi tjetër, ka një domethënie të thellë. Nëse ju i dhuroni të dashurit tuaj një bluzë dhe ky e vesh atë, atëherë jeni pranuar në zemrën e tij. Jo vetëm që shijet tuaja në veshje janë të njëjta, por me shumë gjasa jeni të njëjtë edhe për nga ndjenjat. Kur një djalë pranon një veshje të dhuruar, sipas Sem, ai po ju lë ta rimodeloni dhe ndryshoni jo vetëm pamjen e tij, por edhe atë vetë.

7. Ai qëndron pranë jush në publik

Për një mashkull të qëndrojë pranë një femre në publik përveçse është një lloj krenarie, është edhe një pohim i heshtur se ai është i zënë. Të qëndruarit pranë me një femër në publik, për një mashkull është sa lumturi, aq edhe sakrificë. Ai pranon se tashmë ka bërë një lloj zotimi dhe ka përgjegjësi për personin që ka pranë. Kështu Ron, 27 vjeç tregon se kur dashuron një femër, i qëndron asaj pranë edhe kur ecin në rrugë për t’i thënë ndonjë fjalë në vesh, për t’i dhënë ndonjë puthje të shpejtë ose edhe thjesht për ta ndier më pranë.

8. Ai nuk e ka problem t’i përgjigjeni telefonit të tij

Telefoni në ditët e sotme nuk është vetëm një mjet i thjeshtë komunikimi, por përfaqëson botën e tërë të një njeriu, që nga fotografitë, kontaktet, mesazhet, e-mail-et dhe deri tek adresat e rrjeteve sociale. Nëse një mashkull nuk e ka problem t’ju lërë të përgjigjeni në celularin e tij, kjo tregon se jo vetëm nuk ka gjë për të fshehur, por edhe e konsideron si normale që ju të njiheni qoftë tërthorazi me njerëzit e tjerë të jetës së tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/8-veprimet-e-heshtura-qe-bejne-meshkujt-e-dashuruar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala