700 milionët e diasporës shpenzohen në konsum

Autori:Gazeta Fjala

euro

Fluks i madh i udhëtarëve vërehet gjatë muajve të verës. Kjo për shkak së një pjesë e madhe e diasporës zgjedhin Kosovën për t’i kaluar pushimet e verës

Në Aeroportin e Prishtinës, gjatë muajit korrik në Kosovë kanë hyrë 126 mijë persona ose gati dyfish më shumë sesa muajin paraprak. E numër i madh vërehet edhe në pikat kufitare.

Megjithatë, pjesëmarrja aktive në ekonominë kosovare mbetet e vogël në krahasim me potencialin ekonomik të mërgatës kosovare. Numri i investimeve nga diaspora konsiderohet i vogël krahasuar me remitencat dhe shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Buletinit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2016, kosovarët kanë pranuar 691 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre. Sipas analizave të BQK-së, kjo shifër pritet që të rritet edhe për 2.8% gjatë vitit 2017.

Gjermania dhe Zvicra mbeten vendet me më shumti remitenca të dërguara, me 37 për qind përkatësisht 22 për qind të totalit të pranuar në Kosovë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/700-milionet-e-diaspores-shpenzohen-ne-konsum/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala