65 dhurata të rastit për zyrën e Presidentës

Autori:Gazeta Fjala

Boss-for-holiday-gift

Vetëm dhjetë institucione, kishin deklaruar dhuratat e pranuara gjatë vitit 2015, sipas raportit vjetor të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK). Njëzetë e tetë Institucione tjera kishin deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë këtij viti.

Në raportin e siguruar nga Gazeta Fjala, shihet se për nga dhuratat e pranuara, printe Presidenca e cila kishte  marrë 65 dhurata rasti dhe 38 protokollare.

Përderisa Kuvendi i Kosovës, kishte pranuar vetëm 9 dhurata protokollare, e vetëm një të rastit.

Pa dhurata nuk kishte mbetur as zyrja e Kryeministrit. 24 dhurata protokollare dhe katër të rastit i janë dhuruar, këtij institucioni.

Pranimit të dhuratave i janë gëzuar  Ministria e Integrimeve Evropiane  edhe ajo e Administrimit e Pushtetit Lokal,.

Ministria e Integrimeve kishte pranuar 10 dhurata, të rastit, përderisa ajo e Administrimit dhe Pushtetit Lokal vetëm një të rastit.

E  Këshilli prokurorial, kishte marrë 10 dhurata protokollare përderisa këshilli Gjygjësor i Kosovës, kishte marrë vetëm një protokollare dhe 4 të rastit.

Ndërkaq zyra e rregullatorit për energji kishte pranuar vetëm 14 dhurata të rastit.

Nga ky total i dhuratave, 99 kanë qenë të rastit, përderisa 93 protokollare./Gazeta Fjala/

(Fitnete Rrahimi)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/65-dhurata-te-rastit-per-zyren-e-presidentes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala