6 zakone të njerëzve të suksesshëm

Autori:Gazeta Fjala

sukses

Çdokujt prej nesh mund t’i ketë ndodhur që të takojë në jetë njerëz të suksesshëm, të cilët kanë strategjinë e duhur, marrin vendimet e duhura dhe punësojnë njerëz dhe partnerë që do të ndikojnë në rritjen e një biznesi të caktuar. Por cili është çelësi i suksesit të tyre?

Shumë prej jush mbase do të çuditen me përgjigjen e kësaj pyetjeje. Akush prej tyre nuk ka fuqi të mbinatyrshme që i bën ata supermenaxherë apo superprofesionalë. Mbase disa prej tyre kanë një talent të lindur për të qenë drejtues, por faktori kryesor në rritjen e tyre profesionale është padyshim eksperienca e fituar.

Më poshtë do të lexoni 6 zakone të njerëzve të suksesshëm:

Ata parapërgatiten gjithmonë. Përgatitja është një prej faktorëve për të shkuar drejt suksesit. Kontrolloni axhendën tuaj me detyrat që keni për të përmbushur që një ditë më parë, kështu ju do jeni në dijeni të të gjitha punëve tuaja dhe të nesërmen nuk do të humbni kohë duke u marrë më organizimin e tyre por do të filloni përmbushjen sipas prioritetit.

Ata i ndajë detyrat siç duhet. Pjesa më e madhe e menaxherëve kanë shumë detyra për t’u përmbushur. ku secila kërkon kohën e vet. Edhe nëse jeni i mirorganizuar mund të qëllojë që të harroni diçka, prandaj zgjidhja më e mirë është që të delegoni detyra të ndryshme sipas sektorëve përkatës. Në këtë mënyrë të gjithë merren me detyrat përkatëse, duke i përfunduar ato në kohën e duhur dhe duke rritur njëkohësisht edhe produktivitetin e kompanisë.

Ata e vlerësojnë skuadrën e tyre. Njerëzit e suksesshëm jo vetëm që e vlerësojnë ekipin e tyre të punës por ata e konsiderojnë veten pjesë të tij. Kjo është një prej gjërave që i bën ata të suksesshëm.

Ata i ndihmojnë punonjësit e tyre të rriten profesionalisht. Sa më të aftë të jenë punonjësit e një kompanie aq më të larta janë mundësitë që kjo kompani të jetë e suksesshme. Prandaj nëse ju i ndihmoni punonjësit tuaj që të rriten profesionalisht, ju do të jeni përfituesit e parë të kësaj gjëje.

Nuk ndalen kurrë së mësuari. Suksesi i skuadrës suaj është padyshim një prej përgjegjësive tuaja, prandaj ju duhet t’u jepni atyre të gjithë informacionin e nevojshëm, t’i pajisni me mjetet e duhura dhe t’i udhëzoni siç duhet për ta bërë sa më mirë punën e tyre.

Ata gjithmonë reflektojnë. Në fund të çdo dite, ju duhet të reflektoni. Cilat ishin ato detyra të cilat u përmbushën dhe cilat jo. Cilat ishin sfidat me të cialt u përballët dhe çfarë mësuat prej tyre. A vepruat në mënyrën më të mirë të mundshme apo mund të kishit bërë edhe më shumë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/6-zakone-te-njerezve-te-suksesshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala