6 gjëra që nuk duhet t’i konsumoni para ushtrimeve

Autori:Gazeta Fjala

uje17

Nëse doni që të ndiheni mirë gjatë orëve të stërvitjes suaj, atëhetë bëni mirë që para se të nisni palestrën të mos konsumoni asnjë nga këtogjashtë ushqime që do të rendisim më poshtë.

1. Sallatë jeshile. Dietat me sallata janë shumë të mira, por nëse do të konsumoni sallatë, brokoli, spinaq etj. para së të shkoni në palestër, kjo do t’u shkaktojë siklete serioze. Në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë me fibra, sallatërat dhe perimet e tjera të këtij lloji sjellin fryrje të barkut dhe gazra. Kjo do të bëjë që ju të mos jeni rehat teksa stërviteni.

2. Pije sporti apo energjike. Këto pije nuk është irë t’i konsumoni pasi përmbajnë shumë sheqer. Edhe pse ato përmbajnë disa vitamina dhe elektrolite, sheqeri i lartë në to bën që ju pas një kohe të shkurtër të ndjeni vetensërish të lodhur.

3. Bukë integrale. Kjo lloj buke është e mirë për t’u konsumuar, por jo kur ju më pas do të stërviteni. Karbohidratet në përgjithësi të japin energji, por thonë se ato përmbajnë ujë dhe kjo shkakton fryrje.

4. Fara kungulli. Konsumimi i farave të kungullit para palestrës do ju sjellë një siklet të madh në stomak, pasi ju do të ndiheni të fryrë.

5. Ushqimet djegëse. Askush nuk dëshiron që gjatë stërvitjes të ketë uth, apo të ndjejë djegie në stomak. Për këtë arsye bëni mirë që të shmangni ushqimet djegëse para palestrës.

6. Cokollata me proteina. Mos u mashtroni nga reklamat që thonë se cokollatat me proteina janë të mira për t’u konsumuar para stërvitjes. Këto cokollata përmbajnë yndyrna, dhe kjo do të bëjë që të mos ndiheni në formë gjatëstërvitjes./albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/6-gjera-qe-nuk-duhet-ti-konsumoni-para-ushtrimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala