500 mijë vetave ju falën borxhet

Autori:Gazeta Fjala

borxh

Në Ministrinë e Financave është mbajtur takimi i parë për vitin 2017 i Komisionit Koordinues për Faljen e Borxheve publike, në të cilin u diskutua lidhur me Raportin për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike gjatë vitit 2016, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim morën pjesë zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, kryesuesi i Komisionit Koordinues për faljen e borxheve publike Agron Thaçi, si dhe anëtarët tjerë të këtij Komisioni.

“Gjatë periudhës një vjeçare, në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike, me automatizëm janë shlyer borxhet deri në 100 Euro që kapin shumën prej 38,205,955.71 Euro. Për periudhën 2009-2014 janë inkasuar mjete në shumën prej 45,816,691.86 Euro, ndërsa për periudhën 2000-2008 janë falur borxhet në shumën prej afërsisht 240 milionë Euro, duke përfshirë këtu shlyerjen me automatizëm të borxheve dhe faljen nga e cila kanë përfituar personat fizik dhe juridik në përputhje me procedurat dhe kriteret ligjore”, shtoi kryetari i Komisionit për faljen e borxheve publike Agron Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/500-mije-vetave-ju-falen-borxhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala