5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

Autori:Gazeta Fjala

boss-850x1070

A jeni gjithmonë reagues? Optimist në mënyrë të paarsyeshme? Kontrollues? Koha për të rimenduar dhe ndryshuar stilin tuaj si një udhëheqës.

Si një udhëheqës, ju jeni përgjegjës për motivimin e ekipit tuaj, për marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe për vendosjen e shembullit të cilin punonjësit tuaj mund t’a ndjekin. Por si duhet të jetë një udhëheqës?

Historia portretizon udhëheqësin ‘’ideal’’ si dikë i cili është disi stoik, i vendosur dhe karizmatik. Por e vërteta është se, ka shumë stile të ndryshme të udhëheqjes të cilat mund të jenë efikase, varësisht se si dhe ku përdoren. Për shembull, disa kompani mund të përfitojnë nga një udhëheqës i guximshëm, i sinqertë dhe energjik, përderisa të tjerat do të përfitojnë nga një udhëheqës i qetë dhe i fokusuar.

Kjo ju jep fleksibilitet përderisa zhvilloheni në pozitën tuaj udhëheqëse. Mirëpo ka, stile të ndryshme të udhëheqjes të cilat pothuajse kurrë nuk funksionojnë.

Reagues

Çdo vendim ose veprim në botën profesionale bie diku në spektrin e proaktivit dhe reaguesit. Matjet proaktive janë ato të cilat merren para një rezultati të pritur, si paralajmërimi i një klienti se dërgesa e tij mund të vonohet.

Matjet reaguese janë ato të cilat merren si një reagim ndaj diçkaje e cila ka ndodhur, si kërkim-falja ndaj një klienti për një dërgesë të vonua. Në përgjithësi, matjet proaktive janë më të mira se matjet reaguese, sepse parandalojnë gjërat e këqija në vend se të provoni të lehtësoni dëmin i cili tashmë është bërë.

Stili reagues i udhëheqjes, i karakterizuar nga qëndrimi ‘’le të presim dhe të shohim’’ dhe vendimmarrja e vonshme është rrallë efikas. Provoni, të mendoni përpara dhe të jeni sa më të përgatitur që është e mundur.

Optimist në mënyrë të paarsyeshme

Optimizmi i shëndetshëm mund të jetë një pasuri për një kompani. Optimizmi zakonisht lidhet me gjendjen morale më të lartë, dhe mund të shkaktojë ndryshim më të ulët të stafit. Mirëpo, si një udhëheqës, ju duhet të kontrolloni optimizmin tuaj dhe të mos lejoni të ndikojë në vendimmarrjen tuaj.

Arsyeja: Një optimist mund të shohë pozitivisht një mundësi me 45 përqind gjasa të suksesit. Një individ i tillë mund të presë më të mirën nga njerëzit, edhe nëse historia ka dëshmuar të kundërtën. Një optimist mund gjithashtu t’i besojë instinktit në vend të të dhënave.

Qartë, të gjitha këto pozita mund të dërgojnë në vendimmarrje më të dobët. Shkurtimisht, optimizmi i cili shkatërron pragmatizmin dhe arsyen mund të jetë i rrezikshëm për kompaninë tuaj.

Kontrollues

Udhëheqësit duhet të jenë nën kontroll të ndërmarrjeve të tyre përkatëse gjatë gjithë kohës; ata duhet të respektohen dhe urdhrat e tyre duhet të ndiqen. Por në të njëjtën kohë, ata nuk duhet të kontrollojnë çdo aspekt të biznesit.

Shumë shpesh, me qëllim që të arrijnë produktivitet më të lartë, udhëheqësit fillojnë të kontrollojnë shumë punonjësit, duke prezantuar rregulla të reja dhe duke mbikëqyrur edhe detyrat me të vogla të cilat punonjësit i performojnë. Kjo qasje obsesive dhe kontrolluese mund të ketë rezultate për një kohë të shkurtër, por nëse e praktikoni, do të përfundoni duke lodhur veten dhe duke larguar punonjësit, shpesh duke i shtyrë ata të ndjekin mundësi tjera.

Ju keni punësuar anëtarët tuaj të ekipit për një arsye: ju duhet t’iu besoni atyre që të trajtojnë drejtimet të cilat ua jepni. Nëse nuk iu besoni, përjashtoni ata dhe gjeni punonjës të cilëve iu besoni.

I largët

Një shef i largët nuk është gjë e keqe nganjëherë: Siç e thamë më lartë, një shef kontrollues është gjë e keqe, gjithashtu. Mirëpo, vjen një pikë kur ajo largësi fillon të ndërhyjë në produktivitetin, drejtimin dhe gjendjen morale. Punonjësit duhet të jenë në gjendje të trajtojnë shumë përgjegjësi vetë, por gjithmonë do të ketë kohëra kur ata duhet të kërkojnë mjete të reja, ndihmë ose këshilla për të përmbushur drejtimet e tyre.

Nëse një shef nuk është aty për të përmbushur këto kërkesa, ose më keq, të ofrojë drejtime fillestare, punonjësit do të dërrmohen shpejtë. Është gjithashtu një ide e mirë, nëse jeni shefi, për të komunikuar me ekipin tuaj në baza të rregullta, edhe nëse nuk është vetëm një bisedë e shkurtër; bashkëveprimet personale shtyjnë lidhje më të fuqishme të ekipit dhe më shumë bashkëpunim.

Kryelartë

Ju mund ta shihni se kjo është gjë e keqe vetëm nga emri. Stili kryelartë i udhëheqjes fokusohet vetëm në vete, dhe ka tendenca të zhvillohet në njerëzit të cilët janë të dashuruar në idenë e të qenit udhëheqës.

Ata duan të jenë figura e njohur dhe të arrijnë madhështi duke bërë veten më të njohur dhe më të respektuar. Shpesh herë, ata e bëjnë këtë duke marrë meritat për arritjet e tjerëve anëtarë të ekipit, ose duke injoruar anëtarët e ekipit që të bëjnë veten më të madh. Ata mund të jenë në gjendje të dalin në shtyp dhe të bëjnë më shumë marrëveshje, falë karizmës së tyre. Por, në fund, ky stil i lë punonjësit dhe kolegët duke u ndjerë të lënë pas dore, të nënvlerësuar, e cila ul gjendjen morale dhe produktivitetin.

Pra, këto janë pesë stilet ekstreme të udhëheqjes. Përtej këtyre, ju mund të krijoni rrugën tuaj. Stili juaj udhëheqës duhet të vijë nga brenda jush, duke përzier elementet e personalitetit tuaj me tipare të cilat përshtaten me ata të cilët i keni përreth.

Mënyra më e mirë për të ecur përpara është të gjeni modele të udhëheqjes të cilat kanë qenë të suksesshme, si p.sh udhëheqës të njohur politikë ose shefa të cilët ju kanë lënë përshtypje. Bëni kërkime dhe mësoni nga qasja e tyre.

Ju nuk do të gjeni një përzierje të përsosur menjëherë, por ju mund të filloni me një bazë ideale, dhe ngadalë të bëni ndryshime derisa udhëheqja të vijë në mënyrë natyrale tek ju. (Jayson DeMers/Entrepreuner)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/5-stile-te-udheheqjes-qe-nuk-funksionojne-3/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala