5 mijë funte dënim për shoferin që stërpiki kalimtarët

Autori:Gazeta Fjala

auto_47FCA16100000578-5255369-image-a-67_15156047133421515664026

Një shofer është duke u kërkuar nga policia në Angli pasi me qëllim ka stërpikur një nënë me dy fëmijët e saj.

Aktin e shoferit policia e ka quajtur si “të pabesueshëm” dhe është në kërkim të tij për ta dënuar me 5 mijë funte.

Sipas policisë, uji i mbledhur skaj rrugës ka mundur të vërehet lehtë nga shoferët, por shoferi i kërkuar me qëllim ka stërpikur tre kalimtarët.

Rasti ka ndodhur në Cambridgeshire dhe policia ka kërkuar për dëshmitarë të këtij rasti.

“Uji i mbledhur ka mundur të dallohej lehtë dhe atë ditë nuk po binte shi”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

“Ai me qëllim hyri në ujë dhe i stërpiki tre kalimtarët”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/5-mije-funte-denim-per-shoferin-qe-sterpiki-kalimtaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala