5 këshilla nga miliarderi Manny Khoshbin

Autori:Gazeta Fjala

koshbin

Hidhini një sy sipërmarrësit Manny Khoshbin me mbi 650.000-plus ndjekës në llogarinë e Instagram: ju do të mund të shikoni karrierën e tij, pronat, kostumet e përshtatura mënyrë të përpiktë dhe jetën e tij të mrekullueshme familjare. Por, ndërsa ju shikoni provat e suksesit të tij, do të vini re diçka tjetër.

Shumë nga postimet e tij janë të mbushura me citate frymëzuese, këshilla dhe mbështetje për sipërmarrësit. Profili i Khoshbin është diçka e ngjashme me një guidë që tregon se si të arrihet suksesi masiv nga asgjëja.

Askush nuk është më i përshtatshmi për të shkruar atë histori. Khoshbin ka punuar në supermarketet Kmart dhe Pas disa dekadash më vonë vlen më shumë se 100 milionë dollarë.

Khoshbin filloi nga asgjëja, ai arriti në SHBA në moshën 14 vjeçare me familjen e tij, të cilët ishin larguar nga Irani për shkak të trazirave civile. Ata ishin pa para dhe jetuan në një karrocë stacioni për javë të tëra para se të lëviznin në një apartament. Pa e ditur shumë anglishten dhe me nevojën për të mbijetuar, Khoshbin filloi të mbajë kutitë në supermarkete në Kmart për 3.15 dollarë në orë dhe duhej të merrej me abuzimin racor të klientëve.

“Kjo përvojë ta shpifte,” kujton Khoshbin. Por kjo punë monotone e frymëzoi atë për të ëndërruar lart. Ai vendosi të bëhej financiarisht i lirë dhe me një vendosmëri të patundshme e bëri atë ëndërr një realitet.

Khoshbin punoi pa u lodhur në Kmart për të kursyer për një Honda Accord të 1983, të cilin ai e përdorte për një punë më të mirë në një kompani gomash. Pagesa e tij në Kmart ishte pak më shumë se 100 dollarë në javë. Ai ruante 100 $ prej saj çdo javë, e vuri atë në një zarf dhe pas një viti shkoi dhe bleu Hondën. Sot, ai zotëron më shumë se 20 milionë dollarë super makina si McLaren P1 dhe Porsche 918.

Ai e ktheu çdo mundësi të vetme në sukses. Ai mori një liçencë të pasurive të patundshme dhe ndërtoi një portofol prone. Sot, Kompania Khoshbin ka një portofol të pasurive të patundshme komerciale që tejkalon 500,000 metër katrorë në gjashtë shtete të SHBA-së.

Gjeni më pishtë pesë këshilla ekskluzive të Khoshbin për të ndihmuar çdokënd që të dyfishojnë suksesin e tyre:

  1. Vendosni se cili është destinacioni ku doni të arrini

“Mesatarja e vendosjes së qëllimeve krijon rezultate mesatare”, paralajmëron Khoshbin. Në vend të kësaj, ai rekomandon që të jeni më agresiv: tregoni qartë se ku dëshironi të jeni në një, dy, pesë, 10 apo 20 vjet. “Vendosni synime që mund t’i plotësoni 100% për çdo vit”, thotë ai. “Pastaj përmbushini ato.”

  1. Përcaktoni planin tuaj

“Nuk mund të kalosh nga pika A në B në errësirë,” shpjegon Khoshbin. Pra, ndizini dritat duke planifikuar çdo hap të udhëtimit për të arritur qëllimet tuaja në një, dy, pesë, 10 dhe 20 vjet.

  1. Gjithmonë kërkoni për njohuri

“Për të shkuar në më të mirën, duhet të zhvilloni aftësitë tuaja”, thotë Khoshbin. “Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm dhe të qëndrueshëm dhe gjithmonë thithini njohuri si një sfungjer. Mos harroni: askush nuk ka lindur një ekspert, prandaj mos u ndjeheni i pasigurtë”.

  1. Merrni një pauzë javore

Khoshbin sugjeron që çdo të hënë të kontrolloni në listën tuaj të qëllimeve. “Rifreskoni dhe rishikoni qëllimet tuaja për të parë nëse jeni në rrugën e duhur”, thotë ai. “Kjo thekson një mendim fitues dhe drejtimin që do merrni për javën. Subkoshienca juaj do të krijojë zgjidhje dhe shtigje për qëllimet tuaja gjatë gjithë javës”.

  1. Asnjëherë mos hiqni dorë

Shumë njerëz mendojnë të tërhiqen para se të arrijnë destinacionin e tyre, thotë Khoshbin. “Kjo është pjesa ku duhet të jeni kokëfortë dhe të qëndroni gjatë! Nëse ndonjëherë mendoni të hiqni dorë, kthehuni në ato qëllime në një, dy, pesë, 10 dhe 20 vjet. Do e kujtoni veten pse e keni filluar këtë udhëtim të pazakontë.”

Dëgjojini këto këshilla nga një njeri i thjeshtë, i cili u bë një sukses: me mendësinë e duhur, etikën e punës dhe këshillat e duhura, çdokush mund të ketë sukses, pavarësisht se ku apo nga jeni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/5-keshilla-nga-miliarderi-manny-khoshbin-3/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala