4 vjet burgim për personin që tërhoqi për flokësh ish-deputeten Sheqerinska

Autori:Gazeta Fjala

sss

Gjykata themelore e Shkupit dënoi sot me katër vjet burg Pançe Angellovin, personin që sulmoi deputeten Radmilla Sheqerinska, në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë.

Pançe Angellov, siç shihet në video, e tërhoqi për flokësh ish-deputeten Sheqerinska, aktualisht ministre e Mbrojtjes, transmeton Zëri i Amerikës.

Në aktpadi thuhet se Angellovi ishte me grupin e parë të protestuesve të dhunshëm që u futën në parlament duke sulmuar fizikisht deputetët e opozitës dhe kryetarin e Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, aktualisht kryeministër i vendit.

Pançe Angellovi, i cili e pranoi akuzën dhe kërkoi ndjesë para gjykatës, tha se do ta apelojë vendimin.

Ky është dënimi i parë me burg për ngjarjet e 27 prillit.

Ndërkaq, disa persona të tjerë ndodhen në paraburgim, përfshirë dhe dy të dyshuarit për sulmin e rëndë ndaj Ziadin Selës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/4-vjet-burgim-per-personin-qe-terhoqi-per-flokesh-ish-deputeten-sheqerinska/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala