39 të vdekur në sulmin terrorist në Stamboll

Autori:Gazeta Fjala

atack

Së paku 39 persona kanë vdekur nga sulmi në një klub nate në Stamboll, mes tyre 16 janë shtetas të huaj. Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm i Turqisë.

Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale.

Së paku 69 veta raportohet të jenë plagosur.

CNN turk raporton se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babadimrit të Vitit të Ri.

Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/39-te-vdekur-ne-sulmin-terrorist-ne-stamboll/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala