39 mijë raste të kosovarëve me grip për katër muaj

Autori:Gazeta Fjala

gripi_1518623408-2637570

Që nga tetori i vitit që lamë pas e deri më 11 shkurt të këtij viti, numri i qytetarëve që janë prekur nga gripi sezonal po del të jetë shqetësues. Për 3 muaj e gjysmë mbi 38 mijë kosovarë janë prekur me grip. Prej tyre afro 4 mijë raste me Infeksion Respirator Akut si dhe 74 raste me sëmundje të rënda respiratorë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve

“Nga 01 tetori (java e 40 –të) deri më 11 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 38.506 raste të dyshimta në grip, 3.932 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 74 raste Sëmundje e Rënde Respiratore Akute. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe”, thuhet në njoftimin e IKShP’së.

Sipas këtij instucioni shëndetësor komunat më të prekura janë ajo e  Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës.

Ndërkohë që nga 5 shkurti e deri më 11 shkurt të këtij viti me grip janë raportuar 7123 raste të dyshimta të gripit, 333 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 6 raste të rënda Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute.

“Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 14 shkurt 2018 janë testuar gjithsej 403 mostra për tipizim dhe subtipizim në grip. Prej tyre 202 ose 52 % kanë rezultuar pozitive në Influencë. Sipas tipit të Influencës, 84mostra janë pozitive në Influencën A dhe 118 në Influencën B”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/39-mije-raste-te-kosovareve-me-grip-per-kater-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala