300.000 kërkesa për biletë për superndeshjen e Kampionëve

Autori:Zekirja Shabani

qqqqq-852x460

Shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë njëra tjetrës skuadrat më të mëdha dhe më me histori të klubit.

Ndeshja në mes të Bayern Munchen dhe Liverpool po konsiderohet si më interesantja e kësaj fazë.

10 kupa të Ligës së Kampionëve do të zbresin në dy nga stadiumet legjendare, Anfield të Liverpoolit dhe Alianz Arena të Mynihut.

Sipas mediave në Gjermani, deri mbrëmë në orën 17:00 (pesë orë pas shortit), klubi bavarez ka pranuar 300.000 kërkesa për bileta për këtë ndeshje.

Alianz Arena ka një kapacitet me vetëm 70.000 ulëse.

Ndeshja në mes të Bayernit edhe Liverpoolit do të luhet me 19 shkurt (Anfield) dhe me 13 mars (Alianz Arena).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/300-000-kerkesa-per-bilete-per-superndeshjen-e-kampioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala