30 gjenitë e botës në pritje të Muharrem Sfarqës (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

muharrem-sfarqa-kryetari

Leonadro da Vinci, Naim Frashëri, Mozarti, Ajnshtajni e Gjergj Fishta vazhdojnë të presin ditën kur Muharrem Sfarqa t’i sjell në Ferizaj.

Vendosjen e skulpturave të 30 gjenive të botës e kishte premtuar vet kryetrari aktual, i cili tashmë është në garë për të marrë edhe një mandat për ta qeverisur Ferizajn.

Por, ky premtim i Sfarqës, që ishte dhënë në vitin 2013 ka mbetur veç premtim i qitur në letër.

Në fakt kryetari i Ferizajt në atë kohë e kishte prezantuar këtë si “Projekti Urban i Ferizajt”, të cilën edhe kishte dizajnuar edhe në grafikë tre dimensionale.

Në këtë projekt urban ishte premtuar që do të realizohet: – Qendra e kulturës – Teatri i ri – Instituti i gjuhëve të huaja – Kinemaja me 10 salla – Salla e koncerteve me 600 vende – Salla e premierave me 300 vende – Biblioteka me 1500 vende dhe 100.000 tituj – Sheshin protokollarë 4000m2 – 30 skulptura të gjenive të botës.

Gazeta Fjala sjell disa foto që tregojnë idenë që kishte Sfarqa për këtë projekt, i cili nuk është realizuar kurrë. /Gazeta Fjala/.

22472050_10214046955396804_1166313022_o

22449210_10214046955156798_1111796724_o 22450412_10214046954956793_291531781_o

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/30-gjenite-e-botes-ne-pritje-te-muharrem-sfarqes-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala