30 fakte interesante për meshkujt e femrat

Autori:Gazeta Fjala

bigstock-Woman-Cleaning-Man-Chilling-59553983

Ka ardhur momenti që të zbulojmë disa gjëra të reja për meshkujt dhe femrat. Nuk e kemi fjalën për karakterin e tyre apo për mënyrën se si ata/ato janë apo sillen në jetë. Më poshtë do të gjeni të renditura disa kuriozitete të përgjithshme të cilat lidhen me këto dy gjini.

Fillojmë me meshkujt:

1. Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët, kjo sipas një botimi të një studimi shkencor.

2. Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit nga jeta e tyre në vëzhgimin e femrave.

3. Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet, vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.

4. Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.

5. Rreziku i zhvillimit të kancerit te meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 50%.

6. Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfarëdo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.

7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruajtur mjekrën.

8. Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.

9. Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.

10. Një burrë 99 vjeç u divorcua nga gruaja e tij 96-vjeçare pas 77 viteve martesë, pasi ai zbuloi një flirt të saj në vitin 1940.

11. Në Indi, një burrë është martuar me një qen, si rit ndëshkimi.

12. Në vitin 2013, një burrë bleu një shtëpi pranë ish-gruas së tij, vetëm e vetëm që në kopshtin e tij të vinte një statujë që paraqiste gishtin e mesit të një dore.

13. Pirja e duhanit nga meshkujt mund të shkaktojë impotencë.

14. Meshkujt qenë të parët të cilët veshën taka të larta rreth viteve 1600.

“Çuditë” e botës femërore:

1. Çdo 90 sekonda, një grua vdes gjatë shtatzënisë ose gjatë momentit të lindjes së fëmijës.

2. Gratë përdorin 20 000 fjalë në ditë kur flasin.

3. 20 gratë më të pasura në botë, thesarin e tyre e kanë trashëguar nga bashkëshorti ose babai.

4. Një femër arrin ta mbajë pa e rrëfyer një sekret maksimumi për 47 orë e 15 minuta.

5. Sipas shkencëtarëve, aroma e të sapolindurve i ekzalton femrat sa edhe droga e vartësit e saj.

6. Femrat e Romës së lashtë përdornin pa kursim djersën e Gladiatorëve për të përmirësuar bukurinë dhe çehren e tyre.

7. Një femër në Mbretërinë e Bashkuar posedon mesatarisht nëntëmbëdhjetë palë këpucë, por vesh vetëm shtatë prej tyre.

8. Në Rusi ka 9 milionë femra më shumë se sa meshkuj.

9. 40% e lindjeve në SHBA regjistrohen nga femra të cilat nuk janë të martuara.

10. Femrat harxhojnë pothuajse një vit nga jeta e tyre për të vendosur se çfarë do të veshin.

11. Femrat qajnë mesatarisht nga 30 deri në 64 herë në vit, ndërsa meshkujt 6 deri në 17 herë./faktoman.com

12. Mesatarisht femrat gënjejnë katër herë në ditë, ndërsa meshkujt gjashtë herë.

13. Femra (vajza) më e re e divorcuar është 10 vjeçe.

14. Femrat mësuan të vishnin këpucë me taka nga meshkujt rreth viteve 1600.

15. Izraeli është vendi i vetëm në botë i cili u kërkon me ligj femrave që të kryejnë ushtrinë.

16. Në vend të dhimbjeve të zakonshme në gjoks, sulmet në zemër te gratë manifestohen me vjellje, dispepsi dhe dhimbje në shpatull.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/30-fakte-interesante-per-meshkujt-e-femrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala