3 ligje të çuditshme që duhet t’i keni parasysh në këto vende

Autori:Gazeta Fjala

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Nga ushqimi i pëllumbave në Venecia te ngrënia e çamçakëzit në Singapor shumë turistë mund ta gjejnë veten në mes të telasheve, nëse nuk njohin mirë ligjet e vendeve që po vizitojnë.

Turistët shpesh e gjejnë veten në mes të presionit nga vendasit ose forcat e ligjit, për shkak se nuk njohin ligjet apo normat e tyre kulturore.

Kjo mund të jetë disi turpëruese, por më e keqja është se mund të jetë ilegale. Ja disa ligje të çuditshme që duhet t’i ruheni.

Ushqimi i pëllumbave në Venecia

Dhënia e ushqimit pëllumbave në sheshin “San Marko” në Venecia, mund të duket si një veprim i pafajshëm, por qyteti e ka të ndaluar ushqimin e popullatës masive të tyre. Disa persona ende i ushqejnë zogjtë, por praktika është e ndëshkueshme me një gjobë. Dikur një shesh ikonë pikërisht për këtë synim, turistëve tani u duhet të rrinë mënjanë dhe thjesht t’i vëzhgojnë.

Hedhja e biletës së metrosë në Paris dhe Madrid

Pasojat e hedhjes së biletës në disa qytete të mëdha për shkak të mosdijes, mund të jetë një shkelje ligji. Veçanërisht turistët që nuk flasin gjuhën dhe nuk lexojnë paralajmërimet, e gjejnë veten duke paguar gjoba për flakje të biletës pasi kanë hyrë në metro pa menduar se do t’i duhet në dalje.

Ngrënia e çamçakëzit

Për shkak të dënimit që shkaktohet në sistemin publik tranzit, Singapori e ka ndaluar çamçakëzin që prej vitit 1992. Ndërsa ju mund ta shikoni këtë si diçka jo të dëmshme, qeveria e Singaporit thotë se vendi shpenzoi 106,000 dollarë për pastrimin e çamçakëzëve. Nëse zbuloheni duke importuar apo duke shitur çamçakëz dënoheni me gjobë apo burg.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/3-ligje-te-cuditshme-qe-duhet-ti-keni-parasysh-ne-keto-vende/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala