21 subjekte politike aplikojnë për zgjedhje

Autori:Gazeta Fjala

kqz-1-650x358

Deri në orën 22:00 për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit kanë aplikuar 21 subjekte politike.

Dy orë pa përfunduar afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit, në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë aplikuar 21 subjekte të tilla.

Lajmin për numrin e subjekteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e zgjedhjeve e dha për KALLXO.com zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Deri në orën 22:00 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është 21 subjekte politike”, tha Elezi për KALLXO.com.

Ai tregoi se dy nga aplikueset janë koalicione, dy të tjera iniciativa qytetare dhe 17 janë parti politike.

Afati për certifikim të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje ka nisur më 11 maj dhe do të përfundojë sot në mesnatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/21-subjekte-politike-aplikojne-per-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala