Autori:Gazeta Fjala

auto_foto781516888389

Deputeti, Fisnik Ismaili, që bën pjesë në grupin e të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka dalë krah koleges së tij, Besa Baftiu, e cila dha po ashtu dorëheqje ditë më parë.

Ismaili, në këtë postim ka thënë se nuk e ka në plan ta dorëzojë mandatin e deputetit – gjë të thotë se e kishte menduar kur kishin nisur problemet e para.

Për më tepër, Ismaili thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk po mundet që ta mbajë bashkë as partinë e tij.

“Me pas qenë Kryeministër, thotë njeri, por ja që s’asht. As partinë e vetë s’un pe mban bashkë. Chill, njerëz”, shkruan Ismaili.

Brand Cialis buy Viagra Sublingual cheap Ky është postimi i tij i origjinal:

“Kur doli screenshot-i i Aidës, i dola në mbrojtje nga të shamet që ia dhatë. Arsyetimi i secilit ishte se edhe Aida ka shajtë. Hajde, po e zamë se keni pasë të drejtë. Edhe krejt të shamet drejtue mue po ia arsyetoj tetanëve.

Veç që baheni kaq idiota, me e shajtë Besa Baftiun, nanë, doktoreshë, grue e ndershme edhe njeri i mirë, të cilës edhe gjatë fushatës iu kanë kërrcënue aktivistë se “për fyti e nxjerrin jashtë”, sepse është angazhue me krejt qenien për fushatën e Lëvizjes, nime kujtova që nuk ndodhë.

Po, edhe unë e kam shajtë edhe unë Teuta Rugovën, sepse e ka dëmtue të mirën madhore edhe ka ba Hashimin Kryetar shteti. Por vendimi personal i Besës as nuk i afrohet dëmit që i bahet Kosovës, apo popullit të saj. Edhe jo, që ka ikë prej Albinit s’domethanë që e dëmtoi popullin. Me pas qenë Kryeministër, thotë njeri, por ja që s’asht. As partinë e vetë s’un pe mban bashkë. Chill, njerëz.

Bile, nisnu me u pyetë pse po ikin prej Albinit, se koxha do u banë, edhe jo, s’jemi as hajna, as tradhtarë, as SHIK-a, as të shitun. Edhe vetë e dini, se dej dje na livduet. Krejt e dini çka kemi ba, e sa kemi ba për Lëvizjen. Kurrë, bre, ama kurrë s’un na e mohoni!

Krejt ju që shani, s’dalloni prej militantëve të SHIK-ut që më kanë shajtë me vjet, edhe kur Hashimi ka pasë ma shumë vota se Albini, e s’mu ka trembë syni as atëherë, qetash edhe ma hiç. Thirrnu tanë ditën në popull. I njajti popull e ka pas votue edhe Hashimin. Nesër ku me e dijtë kon e voton i njajti popull. As Hasha, as Brahimi, as Albini perëndi s’janë. Sot i ke qetu, nesër jo. Calmate, o bisha!

Çka i banët Besës s’ju falet. E b**** (e vetmja fjalë ku ka ndërhyrje në tekst) juej është ba me i thanë tjetërkujt SHIK, e hajn, e tradhtar? Hiç bre, s’po dalloni prej këlyshave të Kadrisë, si në të shprehun, si në analfabetizëm.

Hajde tash, qeponi, shajëmni. Jeni ba bajat. Mbi të gjitha, jeni tuj na ba të lumtun që kemi dalë prej një organizate që ka kësi njerëzish. Kosova ka njerëz shumë të mirë, që veç po ju kqyrin seri. Shumë më shumë ka qasi njerëz të mirë që s’po flasin, se që jeni ju.

Khuuuu, çdo ditë po më bani ma të lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma. S’ma nin bre hiç, ama baah hiç, a marr unë vota prapë ma. Përderisa po e di që ju, tuj shajtë, jeni pikërisht ata që e rrëzuet Lëvizjen në të dy gjunjtë. Keni me e pa JU në zgjedhjet e ardhshme.

Ani unë budalla, para do muejve i jepsha zor me e mbajtë Lëvizjen bashkë, e nëse dal edhe mandatin mendojsha me e lanë. Qetash, kur po ua shoh fytyrën e vërtetë, as njet s’e kam. Deri t’e kryj mandatin, kam me e pasë kënaqësinë me ju ba me i ra pishman për çdo fjalë të poshtër që e keni thanë. Posaçërisht për Aidën edhe Besën.

Hajde shani tash. Mytne Lëvizjen edhe pak. Mpuq e keni”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/201190-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala