200 veta në ditë shtrihen në QKUK nga temperaturat e larta

Autori:Gazeta Fjala

temperatura

Temperaturat “afrikane” që po mbizotërojnë këto ditë në Kosovë i kanë bërë shumë qytetarë për spital. Si rezultat i temperaturave të larta më tepër se 200 pacient kanë kërkuar ndihmë brenda 24 orëve në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Arbër Hamiti, specialist në QKUK, shkruan Gazeta Fjala.

“Shumica dërrmuese ankohen per plogështi, sepse nuk marrin sasi te caktuar te lëngjeve, dehidrohen në prani te temperaturave të larta prandaj ndjehen në plogështi. Ndërsa tek çrregullimet tjera te të sëmurët me diabet, me sëmundje kronike, kardiovaskulare bëjnë pjese ne pjesën dërrmuese të pacientëve në emergjencën e qendrës Emergjente në Prishtinë”, ka treguar Hamiti.

Sipas tij, numri më i madh i pacientëve janë të moshës së rritur dhe të moshës së tretë. Mirëpo nuk përjashtohen edhe moshat e reja që lëndohen si pasojë e te nxehtit dhe aksidenteve në trafik.

Pacientët në sallën emergjente kanë shpjeguar se si pasojë e temperaturave të larta janë përballur me telashe të mëdha shëndetësore, shkruan Gazeta Fjala.

“Un kom problem me zemer, veç mrena pom duhet me nejt”, ka thënë një i shtrirë në QKUK. Ndërsa një paciente e cila kishte po ashtu probleme me tension dhe sëmundjen e sheqerit është shprehur se duhet të qëndroj e shtrirë për t’i përballuar temperaturave.

Zyrtarët e kësaj qendre shëndetësore shpjegojnë se në këtë periudhë të vitit përballen me fluks të madh të pacientëve, të cilët QKUK ka vështirësi t’i trajtoj me terapi. Hamiti ka pohuar se nuk ka vend të mjaftueshëm për hospitalizimin e të gjithë pacientëve qoftë për të marr infuzione, apo terapi tjera në Qendrën Emergjente.

Në këto raste detyrohen ti drejtojnë pacientët për në qendra të mjekësisë familjare derisa gjendja e tyre të stabilizohet. Në këtë institucion këshillojnë qytetarët të marrin sasi të konsiderueshme të ujit dhe lëngje dhe ti shmangin vendet e nxehta nga ora 10 deri në ora 18 në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.(Anita Krasniqi)/Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/200-veta-ne-dite-shtrihen-ne-qkuk-nga-temperaturat-e-larta-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala