200 mijë nënshkrime në peticionin kundër Asociacionit dhe demarkacionit

Autori:Gazeta Fjala

200-mij-euml-n-euml-nshkrime-n-euml-peticionin-kund-euml-r-asociacionit-dhe-demarkacionit-video_hd

Peticioni i nisur nga opozita kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi do të vazhdojë të nënshkruhet edhe për së paku një muaj.

Vazhdimi i nënshkrimit do të bëhet, pasi, sipas aktivistëve opozitarë, ka ende interesim për ta nënshkruar atë, raporton KTV,  transmeton Koha.net.

Tashmë kanë arritur rreth 200 mijë nënshkrime, ndërkaq kanë paralajmëruar se mbledhja e nënshkrimeve në terren, por edhe në pika në qytetet e Kosovës, pritet të vazhdojë edhe për së paku 1 muaj.

Qytetarët janë të ndarë nëse opozita mund të thirret në nënshkrimet e tyre edhe kur proteston në Kuvend, si në rastet e fundit.

Për shoqërinë civile, argumenti i vetëm i opozitës për përkrahjen që kanë janë votat e zgjedhjeve të kaluara nacionale.

Nuk është e qartë nëse do të dorëzohet ndonjëherë në Kuvend ky peticion. Partitë opozitare vazhdimisht kanë deklaruar se kjo nismë ka filluar më shumë për të treguar vullnetin e qytetarëve kundër këtyre dy marrëveshjeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/200-mije-nenshkrime-ne-peticionin-kunder-asociacionit-dhe-demarkacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala