20 minutat e parë vendimtare për ditë të suksesshme

Autori:Gazeta Fjala

businessman-1

Filloni një rutinë pozitive sapo të zgjoheni, dhe ju do të hyni në fuqinë e trurit tuaj të nën-ndërgjegjshëm.

Ju të gjithë e dini atë rutinën e mëngjesit: Të gjithë thonë se të zgjuarit herët dhe rutina do ju ndihmojë të përfundoni më shumë gjëra. Por pavarësisht se a zgjoheni në 5 në mëngjes apo në 3 pasdite, janë 20 minutat e parë të ditës tuaj të cilët ju përgatisin për sukses.

Truri prodhon struktura elektrike, shpesh të njohura si valë. Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje në mes të frekuencave të valëve të trurit dhe të gjendjes trupore. Kur zgjoheni, truri juaj funksionon rreth 10.5 valë për sekondë. Kjo përqindje nga tetë në 12 Hz, ose cikle për sekondë, është faza alfa. Quhet porta drejt mendjes së nën-ndërgjegjshme.

A keni kaluar ndonjëherë në gjendjen e ëndërrimit me sy hapur përderisa udhëtoni? Disa minuta kalojnë, por ju nuk e mbani në mend se çfarë ka ndodhur. Ka shumë gjasa që truri juaj të ketë hyrë në gjendjen alfa.

Pa hyrë shumë thellë në shkencën e aktivitetit të trurit, është e lehtë të themi se mendja juaj është më së shumti aktive kur zgjoheni. Ju mund të trajnoni trurin tuaj të përdorë këtë aktivitet të nën-ndërgjegjshëm për të menduar pozitivisht dhe të përmbushni më shumë gjatë ditës tuaj. Kjo listë e shpejtë përmban gjashtë gjëra të thjeshta të cilat mund t’i bëni për të shfrytëzuar në maksimum këta 20 minuta të parë.

Mos shtypni butonin “snooze”

Asnjëherë mos klikoni në “butonin e shtyrjes”. Kjo i tregon trurit tuaj se është në rregull të vonohet duke vënë gjithë ditën tuaj në pritje.

Rregulloni shtratin tuaj

Dhoma juaj do të duket më e pastër dhe më e organizuar, të dyjat të cilat përgatisin mendjen tuaj të dëshirojë të përfundojë gjërat, menjëherë. Është një fitore e vogël, por mund të mbështeteni në të përderisa dita juaj vazhdon.

Parashikoni jetën tuaj

Kjo me siguri është gjëja më e mirë të cilën mund t’a bëni gjatë gjendjes alfa. Parashikoni jetën tuaj. Si do të jetë brenda pesë vitesh, kur të arrini qëllimin e ndërtimit të biznesit tuaj? Po marrëdhëniet tuaja? Koncentrohuni se si do të jenë në të ardhmen dhe çfarë duhet të bëni për t’i realizuar ato. Hyni në mendjen tuaj të nën-ndërgjegjshme për ta kërkuar atë që dëshironi dhe pastaj bëni që truri juaj të përmbushë ato veprime.

Shikoni një video motivuese

Kur jeni në gjendje të mirë, as një ditë e vështirë nuk mund të ju mundë. Nëse jeni me të vërtetë të motivuar, e dini se do të arrini qëllimet tuaja, pavarësisht se çfarë ndodh.

Arritjet e mëdha nuk janë të lehta asnjëherë. Gjatë vitit të kaluar, kam gjetur inspirim në videot e shpejta të cilat më ndihmojnë të rifokusohem kur filloj të dërrmohem në mes të punës dhe studimeve. Pasi të përfundoni ushtrimin tuaj të parashikimit, shikoni një video e cila riforcon lidhjen në mes qëllimit dhe hapave të veprimit.

Përsërisni pohimet tuaja

Pohimet e thjeshta si “Do ta bëj këtë ditë ditën më të mirë të jetës time’’ mund të kenë ndikim të madh në jetën tuaj. Kjo pati sukses për Steve Jobs. Së pari, përpiloni një listë të pohimeve të cilat përshtaten me besimet dhe vlerat tuaja thelbësore. Përsërisni ato me zë të lartë çdo mëngjes.

Mbani ditar

Gjatë vitit të kaluar, unë me qëllim krijova disa shprehi për t’u bërë më i vëmendshëm. Mbajtja e një ditari qëndron në krye të listës të gjërave të cilat kanë ndikim në jetën time.

Ju mund të përdorni ditarin për të shkruar disa nga pohimet tuaja, të shpërndani mendimet pozitive dhe të planifikoni ditën tuaj përmes këtyre ‘’faqeve të mëngjesit’’. Kthjelloni mendjen tuaj nga çdo mendim i cili mund të ndërpresë fokusin tuaj. (Ahmed Safwan/Entrepreneur)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/20-minutat-e-pare-vendimtare-per-dite-te-suksesshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala