20 klubet evropiane që kurrë nuk kanë rënë në Ligën e Dytë

Autori:Gazeta Fjala

1_1495178859-2690451

Janë vetëm 20 skuadra në Evropë të cilat kurrë nuk kanë rënë në ligën e dytë të shteteve të tyre

Kur jemi në fund të këtij edicioni, shumë skuadra anembanë Evropës do të largohen nga ligat elitare për të rënë në një nivel më poshtë.

Gjatë historisë pothuajse shumica e skuadrave të mëdha Evropiane kanë rënë në ligën e dytë.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm me 20 skuadra në Evropë, ku prej skuadrave të mëdha janë Real Madrid, Barcelona, Inter dhe Ajax.

La Liga ka tre skuadra që nuk kanë rënë kurrë në Segunda Division, Real Madridi, Barcelona dhe Athletic Bilbao.

Bundesliga ka vetëm Hamburgin, ndërsa Serie A italiane vetëm Interin. Në Portugali Benfica, Porto dhe Sporting, në Holandë janë Ajax, Feyenoord, PSV dhe Utricht.

Në Greqi janë skuadrat Panathinaikos dhe Olympiakos, në Turqi janë Fernerbahçe, Besiktas e Galatasaray, ndërsa në Skoci Aberdeen dhe Celtic.

Për çudi, Premierliga angleze nuk ka asnjë skuadër e cila gjatë tërë historisë ka qëndruar vetëm në ligën elitare. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/20-klubet-evropiane-qe-kurre-nuk-kane-rene-ne-ligen-e-dyte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala