2 miliardë persona konsumojnë ujë të ndotur në botë

Autori:Gazeta Fjala

Drinking Water (PET to glass)

“Uji i pijshëm i kontaminuar vlerësohet se ka shkaktuar çdo vit më shumë se 500 mije vdekje nga diarreja”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se pothuajse 2 miliardë njerëz në botë nuk mund të gjejnë ujë të pijshëm.

OBSH në një raport, për analizimin dhe vlerësimin global të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujit për vitin 2017, thekson se nuk janë kryer përpjekje të mjaftueshme për të arritur objektivat për ujin dhe kanalizimet në kuadër të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të pranuar në OKB në vitin 2015.

Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik në OBSH, Maria Neira në një deklaratë është shprehur se “Sot, pothuajse dy miliardë njerëz përdorin një burim uji të pijshëm të ndotur me feçe, duke i vënë ata përballë rrezikut të kolerës, dizenterisë, tifoidit dhe poliomelitit.”

“Uji i pijshëm i kontaminuar vlerësohet se ka shkaktuar çdo vit më shumë se 500 mijë vdekje nga diarreja dhe uji i ndotur është një faktor kryesor në disa sëmundje tropikale të lëna pas dore, duke përfshirë krimbat e zorrëve, schistosomiasis dhe trakoma”, shtoi Neira.

Në raportin ku tërhiqet vëmendja se vendet në 3 vitet e fundit kanë rritur 4.9 për qind buxhetet për ujin, kanalizimet dhe higjienën (WASH), thuhet se sipas kësaj, 80 për qind e vendeve ndodhen nën objektivin e përcaktuar në nivel kombëtar për shërbimet e WASH.

Ndërsa Guy Ryder, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) është shprehur se “Kjo është një sfidë që kemi aftësinë për ta zgjidhur. Rritja e investimeve në ujë dhe kanalizime mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për shëndetin dhe zhvillimin njerëzor”.

Mungesa më e madhe e ujit të pijshëm në botë, në Indi dhe Kinë

Në një hulumtim të publikuar vitin e kaluar në revistën “Science Advances” ishte vënë në dukje se 4 miliardë njerëz në të gjithë botën kryesisht në Kinë dhe Indi kanë probleme me ujin e pijshëm të paktën për një muaj në vit.

Në një raport të përgatitur për 2.103 burime të ujit nga Ministria e Burimeve të Ujit të Kinës theksohet se 33 për qind e burimeve të ujërave janë të përshtatshëm dhe vetëm për përdorimin në fushën e industrisë, ndërsa pjesa tjetër prej 47 për qind është ujë jo i pijshëm. Gjithashtu ishte theksuar se uji i pijshëm i përdorur në qytet sigurohet nga burime të sigurta dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë që kërcënon shëndetin e popullatës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/2-miliarde-persona-konsumojne-uje-te-ndotur-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala