2 mijë e 54 infermierë në shtatë spitalet e përgjithshme

Autori:Gazeta Fjala

infermier

Në shtatë spitalet e përgjithshme në Kosovë, janë të punësuar 3 mijë e 172 persona. Numri më i madh i këtyre të punësuarve është në spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, ku punojnë 579 persona.

Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Shëndetësisë 2016”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Pas Prizrenit, me numër më të madh të punësuarve renditet Gjilani, Peja, Gjakova e Mitrovica.

“Në spitalin e Prizrenit janë të punësuar 579 persona, Gjilan 531 të punësuar, Gjakovë 459 , Mitrovicë 431, Ferizaj 331 dhe në Vushtrri punojnë 328 persona”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK-ja.

E numrin më të madh të të punësuarve në këto spitale e përbëjnë infermierët, pasuar nga mjekët dhe bashkëpunëtorët shëndetësor dhe të tjerë. 2 mijë e 54 është numri i infermierëve.

“Në spitalet e përgjithshme punojnë 2 mijë e 54 infermierë, 683 mjekë dhe 435 bashkëpunëtorë shëndetësor dhe të tjerë”, thuhet më tej në raport./Gazeta Fjala/.

Infermier

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/2-mije-e-54-infermiere-ne-shtate-spitalet-e-pergjithshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala