19 shtetet me nivelin më të lartë të jetesës

Autori:Gazeta Fjala

sydney

Organizata jofitimprurëse “Social Progress Imperative” ka publikuar një listë me 19 vendet, që sipas saj kanë nivelin më të lartë të jetesës. Në raportin e kësaj organizate vihet re që dominojnë vendet Skandinave, të cilët kanë një nivel më të lartë jetese sesa shtetet lider, si SHBA-ja apo Gjermania.

Sipas organizatës, GDP-ja për frymë nuk është e vetmja që mat standardin e lartë të jetesës. Pavarësisht kësaj, 19 vendet e renditura janë shtete me një ekonomi mjaft të zhvilluar.

Për të realizuar studimin, organizata është bazuar në tre elementë: Nevojat themelore të njeriut si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe infrastruktura; Mirëqenia, e cila përfshin arsimin, qasjen ndaj teknologjisë dhe jetëgjatësia; Mundësitë, ku përfshihen të drejtat personale, liria e zgjedhjes dhe toleranca e përgjithshme.

Në bazë të këtyre tre elementëve “Social Progress Imperative” ka realizuar studimin. Secili prej shteteve ka edhe pikët përkatëse. Vlerësimi për vendet është deri në 100 pikë. Më poshtë janë vendet me nivelin më të lartë të jetesës, nisur nga shteti i fundit në listë. Krahas vendeve janë shënuar edhe vlerësimet përkatëse.

19. SHBA (84.62 )

18. Francë (84.79 )

17. Spanjë (85.88)

16. Belgjikë (86.19)

15. Gjermani (86.42)

14. Japoni (86.54)

13. Austri (86.60)

12. Irlandë (87.94)

11. Zelandë e Re (88.45)

10. Islandë (88.45)

9. Britani e Madhe (88.58)

8. Holandë (88.65)

7. Norvegji (88.70)

6. Suedi (88.80)

5. Zvicër (88.87)

4. Australi (89.13)

3. Danimarkë (89.39)

2. Kanada (89.49)

1. Finlandë (90.09)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/19-shtetet-me-nivelin-me-te-larte-te-jeteses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala